TIRANË – Ish - Kryeministri Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme, daljen në lirim të disa oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes e në veçanti, të kolonelit të Forcave Ajrore me inicialet S.Ç,  “që deklaroi se në Gjadër janë ulur 5 herë, avionë renegatë narkotrafiku”, siç shkruan vetë në Fb.

Sipas Berishës, Kryeministri dhe Ministrja e Mbrojtjes, që ai i etiketon si “Gjeneral Trafiku” dhe “Ndrikull Mrika”, vazhdojne fshesën në Ushtri.

Ata, në panik,”- thekson Berisha,- “po bëjnë çdo marrëzi për të fshehur gjurmët e përdorimit të bazave të Ushtrisë për trafik droge. “

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)