TIRANË –  Faktin që disa personalitete të Partisë Demokratike kanë ngelur jashtë listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 23 Qershorit, kreu i Qeverisë e ka lidhur me modelin që ofron sistemi. Sipas Berishës, sistemi aktual kërkon që aleatët në koalicion të fitojnë mandat deputeti në raport me votat. Pasi nëse garojnë jashtë koalicionit rrezikojnë të përjashtohen nga Parlamenti. Nëse nuk pranohet ky model, atëherë sipas Berishës duhet të ndryshohet sistemi.

“Duhet të modifikohet sistemi zgjedhor. Ose të jetë i pastër proporcional, ose të japë mazhoranca me ligj, si në Spanjë nga është marrë modeli, apo Greqi ku është i ngjashëm. Qe te përjashtosh nga parlamenti disa parti që votat i kanë nga qytetarët nuk është e drejtë. Ndaj modeli ynë është i ndershëm, pasi nuk i përjashton ata.”, theksoi Berisha.  Fjala e plotë e Kryetarit të PD-së, Berisha, në mbledhjen e Kryesisë

Ndërkaq kreu i Partisë Demokratike tha se modeli që kjo parti ofron, përfshin edhe sektorë që deri më tani nuk kanë patur vëmendjen e duhur, si sporti, kultura, artizanati, etj.

"Ekipi elektoral i Tiranës është një ekip shumë premtues", - tha Berisha, - "ekip i përbërë nga personalitete dhe individë me histori reale suksesi në karrierën e tyre.
Ky ekip ka dëshmuar përkushtim ndaj vlerave dhe parimeve që kanë përzgjedhur të mbrojnë, ekip që udhëheq realisht fushatën elektrolae të Shqipërisë se është Tirana ajo qe jep jo vetëm tonin, por entuziazmin, optimizmin dhe faktikisht suksesin e fitores elektorale në mbarë Shqipërinë. Në këtë konteks, unë ju ftoj të bëjmë gjithçka, të jemi kreativë për të realizuar dhe organizuar fushatën me qytetarë.

Ne kemi një fushatë shumë të pasur fushatash të sukseshme të mëparshme, por do të bëjmë që kjo fushatë për format e komunikimit të saj të jetë më efektivja, më qytetarja dhe më e suksesshmja. As nuk ka listë ideale dhe ajo ç’ka është e vërteta, është se vlerësimi qoftë një nga një, qoftë si listë në memorien time, është më i mirë se në çdo zgjedhje tjetër.

Ne, në dallim nga çdo fushatë tjetër elektorale, këtë fushatë kemi të përpunuar në tërësi programin tonë elektoral për të mos thënë një pjesë të tij, ne kemi shtuar ligje dhe vendime që qeveria ka marrë gjatë muajve të fundit.

Qeveria nuk mund të thotë “prit të bëhen zgjedhjet, pa i bëjmë këto. Qeveria ka fiilluar një sërë reformash të rëndësishme fiskale e të reja.
Programi për disa fusha të rëndësishme është në përpunim. Po punojmë për pjesën tjetër të programit. Po kështu, do fokusohemi te kultura sportio, por edhe artizanati, që mundëson vende punësimi.

Në qoftë se në program kemi punuar në mënyrë më serioze se asnjëherë prapë ai do përpunohet. Shkojmë drejt finalizimit më të plotë, më të real. Ne kemi program konkret. Ne themi se 4 vitet që vijnë do bëjnë gjithçka për të thithur 6 milionë euro, krahasuar mne 4.2 milionë që morën një vit më parë".

Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)