Berisha e akuzoi për lidhje me mikun
e Shullazit, Braçe e nxjerr bllof/ Foto

Berisha e akuzoi për lidhje me mikun<br />e Shullazit, Braçe e nxjerr bllof/ Foto
Deputeti i PS, Erjon Brace ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës së ka lidhje me banditë që janë miq të Emiljano Shullazit dhe se i ka dhënë licencën pronarit të "Eldon park" në Lushnje.
 
"Lidhjen e deputetit Erion Braçe me baditët më të rrezikshëm në Lushnje dhe bizneset e tyre mafioze.
 
Brace shoqërohet me Julian Sulën, mik me Shullazin dhe nëpër lushnje bredh me 2 pistoleta në brez!!
 
Erioni meqë ra fjala i ka dhënë licencën për përpunimin e naftës një tjetër gangsteri në Lushnje, pronarit të 'Eldon park" dhe Lushnja helmohet cdo natë
" shkruante Berisha.
 
Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Braçes në sallën e Kuvendit duke deklaruar se nuk e njeh, personin për të cilën e akuzon Berisha dhe se në kompleksin në fjalë kanë qenë deputetët e PD para pak ditësh duke festuar përvjetorin e themelimit të PD. 

Më konkretisht, Braçe theksoi se nënkryetari i PD, Edmond Spaho i shoqëruar nga deputetë të tjerë demokratë kanë festuar disa ditë më parë në "Eldon Park" dhe për ta faktuar këtë, ai bëri publike një fotografi të tyre në këtë kompleks. 

"Sali Berisha ka shkruar dje se Brace është i lidhur me Julian Sulën dhe pronarin e 'Eldon park'.

fotot e spahos lushnje
 Fotot e publikuara nga Braçe ku deputetët e PD sipas tij janë te 'Eldon Park' në Lushnje.


Unë absolutisht nuk e njoh. Sfidoj Berishën të gjejnë qoftë edhe një foto ose një dëshmitar dhe unë dal nga parlamenti.
 
Shikoni fotot në 'Eldon Park' ku është duke festuar Edmond Spaho dhe deputetët e PD të zonës në sallën kryesore në 21 janar duke festuar përvjetorin e themelimit të PD në Lushnje.
 
Përsa i përket licencës që më akuzon se i kam dhënë, unë jam përplasur për këtë licencë, që nuk mund të vihet në punë fabrika e përpunimit të naftës dhe ministri që ka idenë e tij mendonte të kundërtën. Këta njerëz janë përballur me mua.
 
Nuk është vetëm ky, por edhe një tjetër që iu bllokua fabrika në Plug
"deklaroi Braçe.
 
Ndërsa nuk munguan edhe sharjet dhe ofendimet me Spahon.
 
"Ti palaço rregullo gjuhën, ja ku i ke fotot që ke dalë te 'Eldon park'.
 

Deputeti i PS, Erjon Braçe komentoi edhe përplasjen mes kryeprokurorit Llalla dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu duke e cilësuar si të paprecedentë.
 
"Përplasje e rëndë mes kryeprokurorit dhe ambasadës së SHBA. Kjo më kujton atë që bëtë ju që akuzonit ambasadën e SHBA këtu në këtë sallë për grusht shteti" deklaroi ai.
 
Më pas Brace u është përgjigjur akuzave të Berishës se Shqipëria nuk është demokraci për banditokraci.
 
"Arrestove Nanon, theve embargon e OKB për naftën duke furnizuar Serbinë. Si ka mundësi që kur në këtë vend SHISH rrëmbente një shqiptar të ndershëm si Remzi Hoxhën, e zhduke.
 
Ky njeri që ka sulmuar Kryeministrinë me anti-tank, ndërsa pas kthimit në pushtet shiti pasuritë e shqiptarëve, privatizove OSSH te një 'spurlljak' që thotë se kam marrë 3% tim në bazë të marrëveshje. Kjo demokraci është? Sekser që i kanë marrë vendit miliona euro.
 
Ashtu bëtë edhe me ARMO-n edhe më të gjitha pasuritë e vendit duke vrarë, shitur dhe vjedhur
" akuzoi Brace.
 
Brace nuk la pa thumbuar edhe protestën e opozitës në 18 shkurt. "Merreni pushkët dhe blerini kryeministrisë në 18 shkurt, sikur e bëtë në 21 janar".

Ndërsa ish-kryeministri Berisha u largua nga salla.
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve