TIRANE - Partia Demokratike zhvilloi sot pasdite, një miting elektoral në njesinë nr.7 në Tiranë, duke prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i fushatës së PD-së, Lulzim Basha, kryebashkiak i Tiranës, i cili e vuri theksin tek ato ndryshime që ka sjellë nTiranë krahasuar me paraardhësin e tij, Ramën. Në radhë të parë ai vuri në dukje se ka shpërndarë mbi 8 mijë hipoteka banesash dhe deri në fund të vitit, do ta mbyllë si proces, kurse për legalizimet, ai tha se tapitë, do t'ia çojë vetë bashkia, në shtëpi, qytetarëve. Më pas, e mori fjalën kryeministri, i cili prezantoi investimet e rëndësishme që janë bërë në këtë zonë dhe ato që priten të bëhen.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)










