TIRANË- Në një kohë kur komisioneri i KQZ-së, ilirijan Celibashi vendosi të mos ta regjistrojë në zgjedhje, Berisha me kandidatët e tij pa parti me logo e vulë do të strehohet tek partitë e tjera. Në një mbledhje me grupin parlamentar të Rithemelimit, Berisha paralajmëroi në afatin e fundit futjen e kandidatëve nëpërmjet partive aleate për zgjedhjet e 14 majit. Ish kryeministri e cilësoi koalicionin e tij si bashkimin që do i japë goditjen e madhe kryeministrit Rama. Ai pritet tw zyrtarizojw koalicionin me Metën dhe dy aletatët Vangjel Dule e Nard Ndoka, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. 

“Opozita finalizon në orët që vjen koalicionin e rëndësishme me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij goditjen fatale më 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë do u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Ramës.”- tha Berisha.

Berisha vijoi akuzat kundrejt grupit të Enkelejd Alibeajt ku sipas tij janë në shërbim të Edi Ramës. Berisha në mbledhjen e grupit tha se Alibeaj kërkon të futet në zgjedhje me vetëm një qëllim, të ndihmojë Edi Ramën. Edhe pse kryetari i komanduar u ka shtrirë dorën kandidatëve të Berishës, ky i fundit e akuzon si aleatin kryesor të Partisë Socialiste.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Celibashi vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. 

Tashmë grupimi Alibeaj i është drejtuar KAS, ndërsa Sali Berisha nga ana tjetër pa një parti të tijën, pritet të zyrtarizojë koalicionin me Metën dhe dy aletatët Vangjel Dule e Nard Ndoka, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Berisha: Alibeaj po futet në zgjedhje vetëm për të ndihmuar Ramën, si të kem besim te ‘Pallat Kapllani’ që s’do zbatojë urdhrat e PS

 

Ish-kryeministri Sali Berisha vijan akuzat kundrejt grupit të Enkelejd Alibeajt se janë në shërbim të Edi Ramës. Berisha në mbledhjen e grupit tha se Alibeaj kërkon të futet në zgjedhje me vetëm një qëllim, të ndihmojë Edi Ramën. Berisha tha se nuk mundtë ketë besim tek kandidatët e Alibeajt se nuk do zbatojën urdhrat e Edi Ramës, duke u ndalur tek Agron Kapllnaj, kandidati i Alibeajt për Mallkastrën. Berisha e akuzoi atë se merr tendera nga Rama e Veliaj, ndërsa e cilësoi si ‘Pallat Kapllani’.

“Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, për të dëmtuar Ramën kjo përbën një akt shumë të rëndë personal. Unë nuk mund të imagjinoj që një njeri i lirë me dinjitet që ia lejon vetes. Unë nuk mund të kem besim te pallat kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, tani së fundimi edhe nga Veliaj, s’do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat. Kam besim te qytetarët, demokratët që do bashkohen do i trajtojnë këtë individë si paterica të Ramës dhe do i japin përgjigjet e merituara. Rama është në përpëlitjet e fundit”, tha Berisha.