TIRANE- Kryeministri Berisha ka vijuar sot nomalisht mbledhjen e qeverisë dhe marrjen e vendimeve të radhës, duke i konsideruar të papranueshme diskutimet e Partisë Socialiste lidhur me vendimet aktuale që po merr Këshilli i Ministrave. Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e ndërmarra së fundmi, të cilat shoqërohen me efekte ekonomike.
Por, Berisha tha se qeveria që ai drejton do të vijojë me punën e saj si dhe ftoi administratën të zbatojë me përpikmëri programin e qeverisë deri në ditën kur do të fillojë mandati i ekzekutivit të ri.
“Stabiliteti ekonomike që i dorëzojmë mazhorancës së re që po shfaq shenja revanshi të papranueshme, që janë dëshmi e një epshi për pushtet të papërmbajtur, pasi do t'i diktojë qeverisë në detyrë rregullat që janë të shkruara në kushtetutën e Bangladeshit,ato për të krijuar qeverinë teknike, se ato e kanë të shkruar se 3 muaj para zgjedhjeve qeveria dorëzon pushtetin dhe detyrën e merr kryetari i Gjykatës së Kushtetuese, por në Europë ekzekutivit i njihen kompetenca të plota deri në ditën e instalimit të qeverisë dhe mazhorancës tjetër.
Ftoj administratën për zbatimin me përpikmëri të programit të qeverisë deri ditën kur do të vijë qeveria e re. Diskutimet për vendimet e deritanishme janë një debat shterpë, që ka të bëjë me revanshin për pushtet. Ftoj administratën që mos kushtëzohet dhe të punojë deri në ditën kur fillon mandati i ekzekutivit të ri," - theksoi Berisha.
BERISHA: SITUATA EKONOMIKE NE VEND ESHTE NE PERMIRESIM PROGRESIV
Në mbledhjen e Këshiillit të Ministrave, kreu i qeverisë është ndalur tek situata ekonomike në vend. Sipas Berishës, situata ekonomike në vend është në përmirësim progresiv. Duke u ndalur tek vlerësimet nga Komisioni Europian, kryeministri Berisha tha se Shqipëria renditet mes vendeve me zhvillim të qendrueshëm ekonomik.
“Sipas Komisionit Europian, situata ekonomike në Shqipëri vazhdon në përmirësim progresiv, domethënë rritja e tremujorit të parë ka qenë 1.7 %, nuk është një rritje e madhe, po është 4 herë më e madhe sesa ishte rritja në tremujorin e parë të vitit 2012. Pozitiv është fakti se bilanci tregtar ka një përmirësim të ndjeshëm dhe një defiçit më të ulët. Është ruajtur në parametrat e përcaktuar defiçiti buxhetor. Inflacioni ishte rreth 2.4 %. Ekonomia vazhdon rritjen, dhe krijimin e vendeve të punës, sektori jo bujqësor, krijoi rritjen me 7.1 % në tërësi”, tha Berisha.
Më tej, kreu i qeverisë u ndal tek tregu i punës në vend, duke theksuar se papunësia në vend ka shënuar një rritje me 0.5 %. “Rritja e papunësisë në vend është me 0.5 %. Të dhënat sipas KE tregojnë se në rast se eurozona nga një papunësi prej 12.2 %, Shqipëria është i vetmi vend jashtë eurozonës, me një papunësi 12.8 %,"- vijoi ai.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com