Gjykata e Apelit Anti Korrupsion la në fuqi vendimin e SPAK për mosfillim të hetimeve ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ilir Metës, denoncuar si ish-ministër ekonomie për privatizimin Armos.
Dosja ishte dorëzuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, i cili kërkoi hetime me shpjegimin se kompania e hidrokarbureve iu shit Rezart Taçit, edhe ky i akuzuar se ngriti një skemë pastrimi parash të politikanëve.
Denoncimi u dorëzua në SPAK në prill të vitit 2013 dhe ishin të akuzuar 16 persona, midis tyre jo vetëm ish-kryeministri, por edhe ish-ministra.
Mosfillimi i hetimeve për funksionarët u aprovua gjyqësisht nga gjyqtarja Daniela Shirka edhe ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezit, si dhe për ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode, Florian Mima .
Ky vendim është i formës së prerë dhe për politikanët dhe ish-zyrtarët do të thotë një dosje më pak në SPAK. TCH