Partia Demokratike i është përgjigjur Sali Berishës pas dëshmisë që ai dha në prokurori për protestën e dhunshme të 8 janarit. Sali Berisha vijon të këmbëngulë se më 8 janar nuk kishte dhunë, ndërsa PD shkruan se ai u mundua të gënjejë sërish shqiptarët, por dhunën e ushtruar nga mbështetësit e tij e pa e gjithë bota.
“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij ‘non grata’. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike”, shkruan PD.
Lajmi kryesor:
Dhuna e 8 janarit në PD, Berisha gati 3 orë në Prokurori: Këtu më solli Rama, Basha i lidhur me vrasës dhe fondamentalistë! Armët nga selia i nxorri me makinën e tij
