Berisha e pranon: Po, kam ndikim
te Basha por edhe te Rama e PS-ja

Berisha e pranon: Po, kam ndikim<br />te Basha por edhe te Rama e PS-ja
Ish kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se ka ndikim mbi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë" të gazetarit Arian Çani, Berisha tha se ka ndikim edhe mbi kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste. "Ndikoj tek PD-ja, por jo më pak tek Edi Rama dhe PS-ja”, u shpreh Berisha.

Me këtë fjali Berisha i është përgjigjur pyetjes së Arian Çanit, lidhur me mënyrën se si ndërkombëtarët shohin Berishën; si ish-Kryetar i PD-së, si Kryeministri i ardhshëm apo si Kryetar aktual i PD-së.

Ish-Kryeministri, Sali Berisha thotë se takimet e tij me ndërkombëtarët nuk vijnë për shkakun se ai është ende kryetari i Partisë Demokratike “de fakto”, por për një arsye tjetër. Berisha tha se, kjo vjen për shkak të zërit të tij kritik si dhe për ndikimin në opinionin publik. “Të huajt më shohin si një zë publik, në një farë mënyrë shumë persistent dhe jo pa ndikim. Ju e shihni se dikush mund të thotë se ndikon tek PD, por unë ndikoj jo më pak tek Edi Rama dhe PS”, tha Berisha.

Lideri historik i PD ka folur gjithashtu edhe për mundësinë e dorëzimit të mandatit të deputetit. "Nëse nuk ka reflektim nga pala tjetër, të djegim mandatet, të mos shkojmë më në Kuvend", tha ai. 

Ish kreu i qeverisë bëri sërish thirrje për protesta masive, duke shtuar se Rama rrëzohet vetëm me revolucion. "Edi Rama nuk rrezohet dot me votë. Vetëm me revolucion", tha ai. 

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'