Berisha: Edhe vëllai i Bamirit
ka votuar e do votojë për ne

Berisha: Edhe vëllai i Bamirit <br />ka votuar e do votojë për ne
TIRANË - Kryeministri Berisha vendosi këtë të martë të bashkëbisedojë më gazetarët për pikat më të nxehta të politikës së ditës. I pyetur nga drejtoresha e gazetës “Shqiptarja.com”, Anila Basha për divorcin e deputetit Gazmend Oketa me PD, Berisha deklaroi se shkaqet e prishjes së kësaj marrëdhënie nuk lidhen me Partinë Demokratike, por me lidhjen e Oketës me Bamir Topin.

“Në memorien time Oketa, si deputet apo edhe kur ishte ministër, ska ngritur kurrë probleme në mbledhjet e grupit. Të besoj unë se ish ministri i mbrojtjes ishte frikacak, kjo nuk më vjen për shtat me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje deri në tetor dhe nuk ka ngritur ndonjëherë asnjë problem mes kolegëve. Shkaqet e këtij divorci duhet t’i kërkojmë tjetërkund”, tha kryeministri.

Ai tha se nuk i ka kërkuar askujt llogari pse ngrenë shqetësime në mbledhje grupi.
“Oketa ka bërë zgjedhje tjetër. Keqardhje kam se hyri si përfaqësues i një brezi të ri dhe u largua si një Namik Dokle nga PD. Kuvendi dhe muret e tij kanë memorie. Ndodhi në vitin 1991 që kurban për Ramiz Alinë, Dokle pranoi të marrë vetëm votën e tij. Në vitin 2012, kurban për Bamir Topin Oketa të marrë votën e tij. Këtë Oketa nuk duhet t’ia bënte vetes së tij”, deklaroi kreu i qeverisë.

PARTIA E TOPIT
Kryeministri Berisha është pyetur sot edhe për mundësinë e largimit të deputetëve të tjerë të djashtë vec, Oketës drejt partisë së Bamir Topit.
“Nga ata që votuan për Edi Ramën? Edhe vëllai i Bamir Topit ka votuar për mua. Shko merre në telefon Flamurin dhe pyete po nuk të tha që ka votuar për mua.” Kreu i qeverisë ka ironizuar si “Aleanca Portokalli” lëvizjen e drejtuar nga ish-zëvendëskryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.


PRESIDENTI
kryeministri Berisha ka siguruar se presidenti i ri i vendit do dalë nga e djathta dhe për këtë Kushtetua nuk ndryshon.
“Jemi të hapur të diskutojmë kandidaturat për president Republike, por në çdo rrethanë mbetemi të vendosur t’i japim vendit një president në përputhje me Kushtetutën. Do të ishte qesharake, jo serioze që ne të zëvendësonim Kushtetutën me forma të tjera të paparashikuara. Periudha në të cilën ne presidentin e zgjidhnim me 3/5, morri fund në vitin 2008 me një marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës së vendit. Arsyetimi i atij ndryshimi është jashtëzakonisht solid, relacioni që shoqëron atë ndryshim fakton se qëllimi më madhor është të parandalohet një krizë institucionale, është parandalimi i futjes së Shqipërisë në një elektroshok zgjedhor njëvjeçar. Vendi nga i cili u morr ky model kushtetute, ishte Kushtetuta greke, një Kushtetutë shumë e mirë përveç këtij neni. Në kryesinë e PD nuk di ndonjërin që mund të më thuash se ky nuk ka kapacitetet për të qenë President i Republikës. Vlerësimet janë individuale”, tha kryeministri.

NDRYSHIMET NË QEVERI
Kryeministri Berisha nuk përjashton ndryshime në kabinetin qeveritar, nëse kërkesat e LSI nuk dalin jashtë marrëveshjes së 2009-tës. “LSI është në qeveri me marrëveshje. Jam i detyruar të respektuar vullnetin e saj në përputhje me përmasat e marrëveshjes”.

KONSENSUSI PER REFORMAT
Sipas Berishës, Rama e di që nuk mund të bëhet kurrë kryeministër dhe për këtë arsye kërkon të bllokojë sërish punën e parlamentit.
“Rama voton fshehtas dekretet e presidentit. Por, unë them të behet votimi nominal. Por, smund të bëhet kurrë që dekreti i presidentit të votohet fshehtas. Cfare ndodhi sot, që nga fillimi i viteve 800, që nga koha e bonapartit dhe deri sot dënimi kolektiv nuk ekziston. Nuk e kishin as edhe kodet e etërve shpirtërore te Edi Ramës. Vendimi i këshillit te ministrave dhe parlmanetit është vendim kolektiv, dhe të kërkosh dënim kolektiv është kërkesa më ekstreme dhe më e zezë që mu të bësh. Këtë paraqitën sot përfaqesuesit e PS dhe kjo ditë do shënohet”.

HETIMET PËR 21 JANARIN
Kryeministri Sali Berisha akuzoi prokurorinë se shkel hetimet duke nxjerrë të dhëna nga dosjet e hetimit.
"Prokuroria nxjerr cdo ditë me politikë apo me para fakte të reja për 21 janarin".

ZGJEDHJET NË PD
Lideri i mazhorancës ka dekalruar sot se emri i ri i presidentit të vendit do të dalë një muaj përpara mandatit të presidentit aktual.
"S’mund të nxitohemi të nxjerrim emrin e presidentit të ri, kur Topi ka ende disa muaj në detyrë. Në respekt të institucionit të presidencës, emri do dalë atëherë kur e cakton Kushtetuta".

MARRËVESHJA KOSOVË – SERBI
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë sipas kryeministrit Berisha u bazua në intersin reciprok: të ardhmen europiane të dy vendeve. “Është një akt i një rëndësie madhore për Kosovën. Aty u bë një kompromis nga të dy palët, por të jemi të drejtë: dy palët e bënë për të njëjtin qëllim, për të ardhen në rrugën evropiane. Kosova pranoi Fusnotën, sepse e kishte të domosdoshme. Këta ka diçka madhore që ka të bëjë me perspektivën evropiane të saj. Më e mira do ishte të mos kishte nevojë nga asnjë fusnotë, por ky është realiteti. Kosova pranoi të mos citohej direkt deklarata e Pavarësisë, por nga vendimi i Gjykatës: Është e njëjta gjë. Këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë cenim”.

PAGAT DHE ENERGJIA
Kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e gatshme të bëjë ndryshime në buxhetin e shtetit për të siguruar energjinë në këto ditë të ftohta dimri. "Jemi të gatshëm të ndryshojmë buxhetin për energjinë. Do të bëjmë të pamundurën që vendit të mos i kthehen ndërprerjet e energjisë".
Sipas tij projekti më madhor i mandatit që vjen është gazifikimi i Shqipërisë, “Kjo do të thotë ndryshim cilësor në jetën e familjeve shqiptare”, tha Berisha.
Sa i takon pagave ai konfirmoi se rritja e tyre do të bëhet më 1 korrik të këtij viti.




(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)