Sipas kryeministrit Rama është frymëzuar nga arkivat e Partisë së punës së Shqipërisë duke bunkerizuar një sallë ku ndodheshin 800 pjesëmarrës mes tyre dhe persona që kanë pasur dhe poste ministrore e kryeministrore.
Duke iu drejtuar Mesilës kryeministri tregoi për vizitën e tij në lokal Xibrak të shtunën ( dy ditë më parë) ku, sipas tij, kishte marrë dhe ankesat e pronarëve dhe të kamarierëve për bunkerizimin pa leje dhe largim të klientelës. Madje sipas Berishës, rasti i kryetarit PS është unik, hyn në Gines dhe nëse Rama do të ishte ministër i Brendshëm do të vendoste gjurmues në të gjithë rrugët e vendit.
“ Mesila, të shtunën në darkë ishte te Xibraku. Na pritën me gëzimin më të madh. Sepse ky njeri në sallën e martesës nuk ngurroi të vendosë shurdhinë e plotë ndaj Asamblesë. Aty kishte ftuar 800 dasmorë dhe i futi në bunker. Imagjino cfarë është i aftë të bëjë si ministër i Brendshëm. Do të vendoste zhurmues e përgjues në të gjitha rrugët e vendit. Kur nuk nguron t’i vendosë në sallën e martesës, imagjino se çfarë është i aftë të bëjë me përgjues e zhurmues. Të pyes veten ka ndonjë kryetar partie që ka zhurmues kryesinë, komitetin apo asamblenë. Unik. Hyn në Gines. Më thonë se përgjues vendos dhe në makinën e tij jashtë.”- tha Berisha.
Ai e akuzoi më tej Ramën se duke abuzuar me teknologjinë po shkel të drejtat e njeriut si dikur Enver Hoxha.
“Abuzim madhor me teknologjinë në raport me të drejtat e njeriut. Mesila nuk të kujtohet kur na vendoste zhurmues Hoxha në çati. Ky krijoi partinë bunker, bëri më keq, ndaj i bëj thirrje. Kërkoju të falur pronarëve të lokalit dhe kamarierëve të atij lokali se u vure përgjuesit pa u marrë leje, duke i dëmtuar provizorisht dhe klientelën, fillimisht. U qartësua më pas, kur më panë dhe mua që isha aty. Frymëzimin Rama e ka marrë në arkivat e Partisë së punës së Shqipërisë. Aty ndodhnin copëtime fjalësh. Ngjitje. Është e tëra bunker. Mua më vjen keq se aty ka pasur një seri ministrash e kryeministrash."- tha Berisha.
REAGON RAMA: BERISHA ME KUJTON MANIAKET, PERGJUES TE ÇIFTETEVE
Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të PS-së Edi Rama. Nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Saliu sot më kujtoi një spiun nga ata maniakët e kohës së PPSH që u gris në ferra te liqeni në tentativën për të përgjuar dy të dashuruar”... :-)
E pastaj thoshte në mbledhjen e lagjes c'janë këta të pacipe që enden ferrave dhe prishin qetësinë e popullit!:-) Tamam burre shteti.” - shkruan Rama.
(foto: deklarata ne Twitter e Edi Rames)
(sg/shqiptarja.com)