Berisha: Ekonomia është në rënie
të lirë, shkak kontrabanda e evazioni

Berisha: Ekonomia është në rënie<br />të lirë, shkak kontrabanda e evazioni
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postin në Facebook, shkruan se ekonomia e vendit është në rënie të lirë. Duke marrë në konsideratë të dhënat financiare të 8 mujorit të fundit, Berisha shprehet se nuk ka ndodhur kurrë më parë që doganat të kenë 3% më pak të ardhura sesa plani.

Ish-kryeministri duke iu referuar specialistëve nënvizon se deri ën fund të vitit buxheti i shtetit do të ketë 5-7 miliardë lekë të parealizuara pavarësisht ndryshimi të planit. Sipas tij kjo situatë vjen për shkak të kontrabandës dhe evazionit qeveritar.

Statusi i Berishës:
Ekonomia ne pikiate, ne renie te lire!
Vazhdon kontrabanda dhe evazioni i papermbajtur qeveritar. Vetem doganat mbyllin 8 mujorin me vetem 89% te planit apo me 11.6 miliarde avullim dhe per here te pare me 3 miliarde me pak se 1 vit me pare.
Te dashur miq, te ardhurat ne dogana si 8 mujor u realizuan 89% ose 11.6 mld me pak se plani. Me rishikimin e planit pas deshtimit, piktori deshtak ka ulur planin 17.6 mld leke nga te cilat 11 mld kane mbyllur gropen e krijuar dhe rreth 7 mld jane ulur per vazhdimin e deshtimit kater mujorin e fundit.
Kjo ulje drastike e planit ka cuar qe rritja, krahasuar me nje vit me pare te jete vetem 3.2%. Nuk ka ndodhur ndonjehere nje parashikim me rritje kaq te ulet.
Me shqetesuese eshte fakti se si 8 mujor jane realizuar 3 mld me pak se vjet ose 3% me pak. Nuk ka ndodhur me pare ne historine e doganave. 
Pritshmeria eshte e erret, vazhdim i deshtimit. Specialistet me informojne se deri ne fund te vitit do mbeten pa u realizuar 5-7 mld te tjera pavaresisht uljes se planit.
Ministri i vjedhjes se floririt tha dje se do rriten te ardhurat doganore pasi eshte rritur cdoganimi i cigareve nga 160 ton ne 6 muajt e pare, ne 250 ton dy muajt e fundit. Ne kete menyre pranohet se 6 muaj cigaret i piu kontrabanda. Tatimet jane dhe me keq e po keshtu eksportet, qe ne gusht, si 8 mujor ishin 3,4% me te ulta se sa nje vit me pare. Piktori deshtak, krenar me ate ne diell, reciton shifrat e Gjergjit qesharak!

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema