TIRANË - Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha ka analizuar sërish konferencën dyditore "Shqipëria e një gjenerate tjetër", nismuar nga PS me praninë e 72 studiuesve të huaj.

Berisha ka theksuar kritikat, që ekspertët e huaj i kanë bërë programit ekonomik të PS dhe ideve të Ramës, të cilat "fusin vendin në krizë".

Berisha i është referuar ekspertëve, duke kritikuar programin e Ramës për rritje taksash, për ulje të investimeve publike. "Shanset e "Piktorit" për të dështuar janë 95%", ka thënë Berisha referuar ekspertëve të ftuar nga PS.  

KOMENTI I PLOTË I BERISHËS
Ekspertet e huaj: “Programi ekonomik i PS zhyt ne krize Shqiperine”

Piktori deklaron se vetem tre muaj ka drita.

Te dashur miq, dje ne konferencen per ekonomine te PS, eksperte te huaj te shquar vleresuan unanimisht se: 
1- Ekonomia e Shqiperise nuk eshte ne krize, sepse e mbrojten reformat e qeverise aktuale.
2- Objektiv kryesor i qeverise se re duhet te jete mbrojtja e ekonomise nga kriza 
3- Programi i qeverise se PS fut vendin ne krize ndaj dhe e hodhen poshte ate.

Ne kete drejtim ata konkluduan:
1- Shanset e ekipit te Piktorit per te deshtuar jane 95%, sepse ky ekip mohon çdo gje. 
2 -Rritja e taksave eshtë e gabuar ndaj nuk duhet te rriten taksat por duhet te rritet ekonomia.
3- Ulja e investimeve publike eshte e gabuar. Duhet rritja e tyre per t'u mbrojtur nga kriza 
4- Jo tekstilet, siç pretendon z. Rama, por teknologjia e larte zhvillojne Shqiperine. 

Piktori, pasi lajmeroi qytetaret se ka vetem 3 muaj drita, zgjodhi t’iu jape leksion te ftuarve me nje retorike, ku padija fliste ne çdo fjale e ne çdo fjali te tij.

Ky eshte ndryshim! Me vrap drejt krizes, papunesise, varferise dhe erresires! Qytetaret nuk votuan per kete. Jo dhe Jo. Ne duhet te jemi gati!! sb".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)