Berisha emëroi anëtar të KLD
ish-prokurorin e diktaturës

Berisha emëroi anëtar të KLD<br />ish-prokurorin e diktaturës
TIRANE-  Dosjet e diktaturës po hapen, me ndihmën e deklaratave të kryeministrit Sali Berisha. Të gjithë e kujtojmë gjithë “vrerin” që kryeministri hodhi mbi presidentin e Republikës, për shkak të “Medaljes së mirënjohjes” që kishte dhënë për një prokuror të diktaturës, Skënder Breca. Kryeministri akuzoi presidentin se po u jep medalje dhe dekoratave atyre personave që kishin qenë "kasapët" e diktaturës komuniste".  "Breca, është përgjegjës për vdekjen e Xhelal Koprenckes, dhe për urdherimin e vrasjeve të tjera, në rolin e tij si hetues i sistemit komunist. Ne përjetuam këtë vit dekorimin e prokurorit, që kërkoi dënimin kapital të Xhelal Koprenckës në vitin 1979, sepse ky pinjoll i një familjeje të shkëlqyer, atdhetar i flaktë, kur dy bashkëvuajtësit i bënin letër diktatorit të hapemi drejt Rusisë, ky tha "jo", duhet të hapemi drejt Amerikës", ishte deklarata e kryeministrit Berisha.
Sigurisht, presidenti i Republikës kërkoi falje për mosnjohjen e këtij fakti dhe mori masat e duhura, ndërkohë ish prokurori, tani avokat, dorëzoi medaljen në institucionin e Presidencës.
Por ç'ka ndodhur?
Gazeta shqiptarja.com, për herë të parë, boton ekskluzivisht dokumentin me të cilin ish Presidenti Sali Berisha, e ka ngritur këtë prokuror në rangun më të lartë në hierarkinë e shtetit në kohën e demokracisë.
Me dekretin që mban datën 18 maj të vitit 1992, Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, me një dekret që bën emërimet e shumë zyrtarëve të tjerë, emëron edhe prokurorin Skënder Breca, si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pra ishte ky prokuror i diktaturës, ai që sipas kryeministrit sot, ka vrarë edhe njerëz, i cili po me firmën e ish presidentit Berisha, emërohet në "qeverinë" e cila do të drejtonte për një kohë të gjatë edhe gjyqësorin shqiptar. Ishte ish presidenti i Republikës, ai i cili hodhi firmën për 13 emrat që do të ishin anëtarët e qeverisë së gjyqësorit. Të gjithë e mbajmë mend se cfarë ka ndodhur pas vitit 1992. Shkolla 6 mujore për gjyqtarët, apo ata që quhen rëndom si "gjyqtarët e plepave" kishin bekimin dhe emërimin e këtij organizmi të rëndësishëm.
Sipas listës që ekskluzivisht botohet sot në shqiptarja.com, dekreti i Presidentit të Republikës Sali Berisha e ka vendosur emrin e Skënder Brecës në vendin e 11. Ndër anëtarët e tjerë të këtij forumi janë edhe: Sali Berisha, president i Republikës; Nuro Hoti, kryetar i Gjykatës së Kasacionit; Kudret Çela, ministër i Drejtësisë; Maksim Haxhia, Prokuror i Përgjithshëm; Prel Martini kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme; Vladimir Kristo, zv.ministër i Drejtësisë; Agim Shkupi, zv.kryetar i gjykatës së Kasacionit; Abdi Baleta pedagog në fakultetin e Drejtësisë; Agim Bendo, kryetar i Gjykatës së rrethit Tiranë; Leonora Halili, këshilltare në Gjykatën e Kasacionit; skënder Breca; prokuror në prokurorinë e Përgjithshme; Alush Dragoshi, prokuror në prokurorinë e Tiranës; Zef Brozi, zv.dekan i Fakultetit të Drejtësisë.
Këta ishin emrat e parë të qeverisë së gjyqësorit në vitet e demokracisë, dhe mes tyre figuron me firmën e Sali Berishës edhe emri i prokurorit Skënder Breca që qëndroi për katë vite në këtë detyrë.
Madje jo kaq. Edhe pse Skënder Breca nuk do të flasë edhe sot e kësaj dite, marrëdhëniet me presidentin e Republikës i ka pasur shumë të mira, madje edhe familjare. Por nuk dihet nëse prokurori Breca ka ditur tia fsheh më së miri punën dhe veprën e tij gjatë kohës së diktaturës si Sali Berishës, ashtu edhe presidentit Bamir Topi. Ajo që dihet me siguri, është që karriera e tij në vitet e demokracisë, filloi me një firmë të ish kryetarit të shtetit shqiptar, Sali Berisha.
Kush është?
Skënder Breca ka qenë prokuror në vitet e diktaturës. Në vitin 1979 mban përgjegjësi për vrasjen e një personi, i cili është përmendur edhe nga kryeministri Sali Berisha në vitin 2008, pak kohë pasi presidenti i kishte dhënë Medaljen e Mirënjohjes. Por vetëm pas daljes së tij skandali, filluan edhe dëshmitë për kohën dhe aktivitetin e tij. Breca, i cili aktualisht ka dalë në pension, nuk ka pranuar kurrë të flasë për median për të treguar të vërtetat e jetës së tij. Por ndërkaq, ai ka punuar edhe në detyeën e këshilltarit të prokurores Ina Rama, detyrë prej të cilës dha dorëheqjen, pasi një sërë dëshmish dhe skandalesh dhe luftës politike që filloi ndaj tij. Sot ushtron detyrën e avokatit, dhe vazhdon të ketë klientë gjithandej, pa u shqetësuar, se ai do të ishte një ndër njerëzit që do të kthehej në "akuzatorët" më të mëdhenj për dekoratën që mori dhe më pas e ktheu nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Megjithatë, duket se në karrierën e këtij prokurori, paska pasur firmën e vet edhe ish presidenti i kohës Sali Berisha, me anë të dokumentit që Shqiptarja.com boton sot për herë të parë.
(Në foto: Presidenti Bamir Topi duke dekoruar Skender Brecën në 2008)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë