Berisha: Fëmijët e mi kanë kod etike
asnjëherë s'kanë qenë ndërmjetës

Berisha: Fëmijët e mi kanë kod etike<br />asnjëherë s'kanë qenë ndërmjetës
Pyetjes se përse kompanitë e tjera pas të cilave thuhet se janë të afërm të ish- kryeministrit dhe për të cilat flitet se janë përfshirë në afera korruptive me CEZ,  nuk u përfshinë në projektligjin e opozitës, Berisha iu përgjigj duke mohuar kategorikisht lidhjen e tyre me të afërmit e tij.
 
“Asnjë kompani nuk ka lidhje me mua në mënyrë kategorike. Siç kanë shpifur le të vazhdojnë. Nuk është rekomanduar nga unë apo të afërmit e mi asnjë kompani. Duhet ta dini ju dhe shqiptarët se në asnjë rast të afërmit e mi, fëmijët e mi, nuk kanë qenë ndërmjetës në jetën e tyre mes qeverisë dhe një kompanie private. Nuk kanë qenë palë në gjyqe kur një kompani ka paditur qeverinë. Ata kanë patur një kod etik shumë rigoros të punës së tyre, pasi sa herë janë akuzuar gjithmonë kanë fituar pa vështirësi. S’ka ardhur kurrë ndonjëherë një ndërmjetësim nga asnjëri prej tyre”, tha Berisha .


Redaskia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool