Berisha: Fëmijët të mësojnë
gjuhën kineze në shkolla

Berisha: Fëmijët të mësojnë<br />gjuhën kineze në shkolla
Kryeministrit Berisha prezantoi sot në mbledhjen e qeverisë ligjin e ri “Për arsimin parauniversitar” në Shqipëri, i cili parashikon zyrtarizimin e mësimit të gjuhëve të huaja në Shqipëri përveç anglishtes dhe frëngjishtes.

Në mbledhje kryeministri propozoi që në Shqipëri, gjuha e dytë e mësuar në shkolla duhet të jetë gjuha kineze.

“Shqiptarët janë poliglotë të lindur. Askush nuk ka aparatin e të folmes më me lehtësi të gjuhëve se shqiptarët, qoftë grupi anglosakson, apo sllav e kinez. Shqiptarët të hapen më shumë ndaj gjuhës kineze dhe kjo gjuhë bashkë me atë spanjolle të zyrtarizohet si gjuhë e dytë”, tha kryeministri Berisha.

Sipas tij me këtë projektligj vendosen në themel të arsimit parauniversitar standartet më të mira të shkollimit.

“Ky ligj do të bazojë këtë arsim në dy disiplinat më kryesore: Gjuhën amtare, leximin e matematikën. Krijohen kushtet për zgjerimin e arsimin parashkollor. Ligji rrit në mënyrë të ndjeshme autonominë e shkollave tona dhe jep një pozicion të ri për rolin e prindërve dhe nxënësve në sistemin tonë arsimor dhe mësimit të dy gjuhëve të huaja”, tha kreu i qeverisë.

REAGIMET NEGATIVE
Pas propozimit të Berishës për të vendosur gjuhën kineze si gjuhë të dytë në shkollat shqiptare ka marrë shumë kritika, nga shumë njerëz, të cilët konsiderojnë se me situatën e emergjencës në të cilën gjendet vendi, një propozim i tillë është i cudishëm dhe i pavend. Kreu i PS, Edi Rama, e ka quajtur propozimin e kryeministrit si një shpikje pa sens. Por edhe deputet të tjerë të opozitës e kanë ironizur e kritikuar këtë propozim.


EDI RAMA
“Të mësojmë kinezce për të shpëtuar! Shpikja e sotme e KM gjatë krehjes para tv teksa Shqipëria digjet nën dëbore”, shkruan Rama në Twitter.


ANDIS HARASANI
“Gjuhëtarët thonë që po humbasim çdo ditë gjuhën shqipe - Kryeministri në mbledhje qeverie kërkon mësimin e Kinezçes”, komenton deputeti socialist në rrjetin Facebook.

ERION BRAÇE
“Ju shqiptarë të veriperëndimit, veriut, verilindjes, juglindjes që jeni në pike të hallit, mësojeni pra, keni kryeministrin që tallet në mënyrën më kriminale me ju! Kthejini përgjigje këtij qelbësire që po ju vret edhe me shi, edhe me borë, edhe me plumba!”, deklaron në profiling personal, deputeti Braçe.

Ndërkohë edhe shumë përdorues të rrjeteve sociale në statuset e tyre, pas deklaratës së kryeministrit kanë vendosur në mënyrë ironike shprehje në gjuhën kineze. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse