Berisha:Filmime Gjiknuri-Habilaj
Ministri:Lidhje imagjinare të fotove

Berisha:Filmime Gjiknuri-Habilaj<br />Ministri:Lidhje imagjinare të fotove<br /><br>
Ministri Damian Gjiknuri i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzonte për lidhje me Habilajt.

Gjiknuri thotë se nuk i njeh Habilajt dhe se shpifësi dixhital po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të qarkut të Vlorës.

A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta.

Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës” shprehet ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se ministri Damian Gjiknuri është filmuar duke i dhënë para Habilajt për të blerë votat.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme