Berisha firmos: Shtëpia Qendrore
e Ushtrisë të bëhet seli e PD-së

Berisha firmos: Shtëpia Qendrore<br />e Ushtrisë të bëhet seli e PD-së
TIRANË - Partia Demokratike tani nuk ka vetëm një kryetar të ri, por ajo mund të ketë edhe një godinë të re për seline qëndrore të saj.

Të paktën sot, me letra, e ka. Sepse në mbledhjen e së mërkurës, qeveria, e cila është në fund të mandatit të saj, ka marrë vendim t'i kalojë Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit.

Vendimi në fjalë nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave së bashku me vendimet e tjera, por burime zyrtare konfirmojnë për Top Channel se qeveria e kryeministrit Berisha e ka miratuar atë.

Nuk dihet me saktësi se çfarë do të bëhet me godinën historike të Partisë Demokratike, e cila nuk është në pronësi të kësaj force politike dhe gjendet në një territor që ka pronarë privatë.

Ajo që dihet është se ka qenë kreu i ri i demokratëve, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai që ka bërë propozimin për marrjen e një godine tjetër për Partinë Demokratike dhe për këtë është piketuar Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë, e cila ka një territor dhe një ndërtim shumë më të madh sesa selia aktuale e Partisë Demokratike.

Është shumë herët të flitet se çfarë qëndrimi do të mbajë kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, rreth këtij vendimi, që transferon një pronë publike nga Ministria e Mbrojtjes tek forca kryesore e opozitës së ardhshme.

Por, deri tani Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim të ashpër për futjen në proces privatizimi të disa pronave të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes, duke deklaruar se do të kthejë mbrapsht çdo vendim që mazhoranca e re konsideron se ka cënuar interesin publik.

Marrë nga Top Channel

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë