Berisha: Fitimi i Veliajt dhe klanit të plehrave mbi 1 miliardë në 30 vite, SKAP-i e amniston

Berisha: Fitimi i Veliajt dhe klanit të plehrave mbi 1 miliardë në 30 vite, SKAP-i e amniston

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ndonëse PD ka thelluar përçarjen në këtë sesion të ri parlamentar e ndarë në tre kampe, Sali Berisha ka një tjetër fokus. Në një deklaratë të mbajtur për media ditën e sotme ish-kryeministri ka vijuar denoncimet, duke shtuar akuzat në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kreu i Rithemelimit ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj se sipas tij ka kryer një akt tjetër anti-ligjor. 

"I amnistuari, Erion Veliaj, pasi ka zëvendësuar praktikën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës me me landfill, seleksionim, riciklim, me praktikën e koncensionit e djegieve të tyre. Pasi ka zëvendësuar praktikën e tenderimit publik me çelësa në dorë, siç janë prokuruar djegësat e Elbasanit dhe Fierit në praktikën e dhënies me koncension tek privati, lexo sipërmarrja e tij për 30 vite djegien e mbetjeve të Tiranës, pasi ka firmosur pa u mbledhur ndonjëherë për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, dhe Këshillin e Qarkut të Tiranës për financimin e djegës e djegësit të tij me 90 milionë euro, duke falsifikuar në mënyrën më monstruoze një vendim që shkon në 90 milionë euro për një sipërmarrje e cila do të themelohej vetëm 6 muaj më vonë. Nuk ekzistonte në asnjë regjistër, përveç kokës së Erion Veliajt. Pasi ka dhënë 5 herë me shkrim garanci për leverdirshmërinë e studimit të fizibilitetit të refuzuar në mënyrë të vendosur nga Ministria e Financave. Pasi është bërë promtor kryesor në komisionin e konçensioneve për t’i dhënë 8 pikë kompanisë së tij që do të themelohej vetëm një ditë para se të shpallej fitues, pasi ka firmosur se do të kontrollojë çdo ditë dhe do të raportojë çdo muaj ecurinë e punimeve në 5 objektet e djegësit të Tiranës dhe nuk e ka bërë asnjë ditë, asnjëherë deri sot, Erion Veliaj ka kryer një akt tjetër antiligjor për të vjedhur edhe 19.6 milionë të tjera", tha Berisha.

Në total sipas llogaritjeve të Berishës fitimi nga inceneratori i kalon edhe mbi 1 miliardë në 30 vite. Ai shtoi më tej akuzoi se "SPAK po e amniston".

"I amnistuari i SKAP-it të partisë, Erion Veliaj në kundërshtim me çdo ligj ka vendosur të ndërhyjë në kontratë, gjë e cila është tagër vetëm e autoritetit kontraktues, dhe i askujt tjetër, e qeverisë pra, dhe jo e bashkisë. Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ky hajdut delinkuent, që nuk ka kufij në vjedhjet e tij, vendos që sasinë tavan ndën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërrmarrjes së Erion Veliajt ta rrisë nga 700 ton në 800 ton. Për ta patur të qartë ata që na ndjekin. Në rast se në një vit të dhënë, mbetjet e Tiranës që depozitoheshin gjatë atij viti ishin 550 mijë ton, apo 600 mijë ton, atëherë qeveria duhet të financonte konçensionarin edhe për 100 tonët që mungonin në ditë, kjo nuk i mjaftonte Erion Veliajt. Ky mbledh Këshillin Bashkiak dhe vendos në mënyrë absolutisht antiligjore, vetëm për të vjedhur, që ky tavan mos të jetë 700 por të jetë 800, duke dëmtuar çdo ditë. Shuma e dëmit ditor për 30 vite shkon në 19.6 euro. Kështu që krimi është i shëmtuar, ky është një hajdut i shpërfytyruar.  E çon në 800 ton, në një kohë kur studimi i fizibilitetit i dorëzuar nga pronarët në letra Zoto dhe Mërtiri, kishte nxjerrë shifrën 700 ton. E kuptoni ju se ju? Mirëpo, kjo lëvizje nga 700 në 800 ton, kjo do të thotë një faturë jo më 450 milionë euro, vetëm me mbetjet e bashkisë kjo shkon në 470 milionë euro. Të marrin parasysh pastaj mbetjet e biznesit. Pra, në këtë mënyrë fitimi i Erion Veliajt dhe klanit të plehrave të djegësit Veliaj kalon edhe mbi 1 miliardë në 30 vite. SKAP-i i partisë e ka amnistuar Erion Veliajn, qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë atë", vijoi ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Berish: 04/09/2023 22:31

    O shkerdhate te befsha mutin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion