TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka ndjekur mbrëmjen e sotme finalen e “Champions League” me tifozët e Bayern dhe të rinjtë e FRPD-së.
Ky event është zhvilluar në hapësirat te "Lulishtja e Vëllezërve Frashëri" në kryeqytet. Menjëherë pas golit të parë të Bayern, Berisha ka shkruar për të gjithë miqtë e tij në rrjetin social “Facebook” se “Miq Bayerni me Mandzukic shënoi gol. Tani jemi të gjithë sëbashku!”
Pas përfundimit të ndeshjes me fitoren e Bayern-it, kryeministri Berisha, ka përshëndetur sërish miqtë e tij, duke e quajtur fitoren e merituar, si dhe duke uruar fitoren e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Super ndeshje, super spektakël, super portier. Fitore e merituar e Bayern! Ne do fitojmë! Përpara!!”, shkruan Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com