Ndryshe nga sa ndodhte me postimet e mëparshme, në faqen e Sali Berishës gjatë postimit të fundit, janë lejuar komente të shumta. Një prej komentuesve, me emrin Lorenc, shkruan se, “ky Sala sikur hoqi dorë nga politika, o Saaaaali lër Lulin të flasë, është ai kryetari tani, apo harrove”.
“Z.Lorenc faleminderit për komentin. Ju garantoj se unë nga politika s’heq dorë kurrë, por në çdo rast unë flas e do flas jo në emër të kryetarit të PD, as dhe të ndonjë forumi të partisë sime, por në emër timin, si politikan, si deputet, si qytetar, prandaj ju lutem mos keqinterpretoni qëndrimet dhe deklaratat e mia. Une kam dhënë dorëheqjen nga PD, por jo kurrë nga politika. Me respekt, sb”, shkruan Berisha.
/Shqiptarja.com