Kryeministri Berisha ka sqaruar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, se fondi për rritjen e pagave dhe të pensioneve është 100 % i garantuar, duke hedhur ëkshtu poshtë aludimet se nuk ka para. "Çdo rritje përballohet nga të ardhurat e buxhetit të shtetit. Pikëpamjet se nuk do ketë lekë për paga dhe pensione janë keqdashëse. Ka para për çdo rrogë dhe pension në mënyrë të padiskutueshme.
Fondi i pagave është i garantuar 100%. Ajo që ndodhi dhe ka ndodhur është se qeveria në këtë periudhë ka marrë masat për shkurtimin e shpenzimeve të tjera në maksimum. Qeveria, në tetë vite, nuk ka përdorur në asnjë vit, rritje pagash dhe pensionesh nga asnjë qindarkë të marrë borxh dhe ky përbën një nga ndryshimet më thelbësore.
Nëse më parë, rrogtarët paguheshin me të ardhura të marra borxh, kjo nuk ndodh që nga viti 2005 për shkak të një performance shumë më të mirë të institucioneve të mbledhjes së të ardhurave dhe të ekonomisë shqiptarë", - ka deklaruar në mbledhjen e djeshme të qeverisë kryeministri Berisha.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com