Berisha: Franca mbështeti
integrimin, opozita e bllokoi  

Berisha: Franca mbështeti<br />integrimin, opozita e bllokoi  
TIRANE- Kryeministri informoi sot grupin parlamentar për vizitën në Francë dhe takimet e shumta që kishte zhvilluar me zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme pjesëmarrës në Kongresin e 20-të të Partive Popullore Europiane që u mbajt javën e kaluar në Marsejë.

Kryeministri vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën, si një ndër promotoret kryesore të proceseve integruese  për të cilën kishte biseduar edhe me kryeministrin francez, Francoise Fillon. Madje nga homologu francez tha se kishte marrë mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Garantova se për qeverinë time ky proces do të mbetet tërësish i bazuar në meritë.” vazhdoi Berisha.

Kryeministri gjithashtu informoi Grupin parlamentar, se kishte njohur homologun francez për bllokimin që opozita i bëri procesit duke mos miratuar ligjet me 3/5. “E njoha kryeministrin Fillon për bllokimin që opozita i bëri procesit të integrimit, për 2 vite më radhë, rast unik në Europë, duke mos miratuar ligjet me 3/5 me idenë se mund të dëmtojë qeverinë por faktikisht bllokoi marrjen e statusit” - nënvizoi Berisha.

Gjatë vizitës në Francë ai ftoi investitorët francezë të investojnë në Shqipëri ndërsa kishte marrë vlerësim të madh për modelin ekonomik të Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online