Berisha fton Ndokën për
koalicion, PD: Jemi të hapu

Berisha fton Ndokën për<br />koalicion, PD: Jemi të hapu
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokristiane është ftuar nga mazhoranca për të qënë pjesë e koalicionit qeverisës. Madje i është bërë dhe një propozim konkret, rimarrja e postit të Ministrit të Shëndetësisë, për të qënë realisht një parti në bashkëqeverisjeje.

Burimet zyrtare në kupolën e PDK bëjnë me dije se ftesa ka qënë konkrete nga ana e Berishës përmes interlokutorëve, duke synuar që përmes përfshirjes në bashkëqeverisje, të bashkojë tërë faktorin demokristian në një parti të vetme. Bëhet e ditur që kreu demokristian nuk ka kthyer përgjigjie ende, por nuk e ka refuzuar një ofertë të tillë, ndoshta për të kërkuar kohë për të riformatuar dhe kërkesat, si dhe për të vendosur për një aleancë bashkëqeverisëse me Berishën. Mundësinë e një koalicioni mes PD dhe PDK në bashkëqeverisje dhe më tej nuk e mohon as sekretari i organizimit në PD, Flamur Noka, i cili ndonëse mohon të ketë patur kontante zyrtare shprehet se "ne jemi parti e hapur dhe si e tillë e gatshme për koalicione me parti të tjera. Aq më tepër që PDK ka qënë në bashkëqeverisje me PD, ka ikur, por dhe mund të vijë përsëri". Një pohim i tillë tregon se gjasat janë për një thyrje të demokristianëve, dhe një kalim i tyre nga opozita në qeverisje.

Mësohet se ftesa për bashkëqeverisje ka ardhur në kushtet kur konsumi politik i PD dhe aleatëve të saj në qeverisje ka tkurrur mbështetjen, si dhe për shkak të lëvizjeve të reja brenda PD që thithin mbështetje nga PD, që janë partia e re që mund të formatohet e Topit si dhe Aleanca Kuqezi. Me përfshirjen e PDK në bashkëqeverisje, oferta është për postin e Ministrit të Shëndetësisë, ndryshime që pritet të bëhen në fund të janarit të vitit të ardhshëm, e djathta përfiton afër 50 mijë vota të demokristianëve, por dhe këto vota hiqen nga opozita, duke e çuar numrin dyfish. Ndërkohë që mësohet se koalicioni me PDK kërkohet dhe për uljen e peshës së Topallit në aksin Lezhë-Shkodër, duke sjellë dhe rritjet e shanseve për rivalët e saj brenda PD. Burimet brenda PDK saktësojnë se Ndoka është në pritje të realizimit të disa kërkesave nga Rama, që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kod, një strategji të qartë opozitarizmi dhe rregullimi i disa elementëve, që u shkelën gjatë zgjedhjeve vendore. Pasi në qytetet e mëdha nuk ka pasur as vëzhgues, as këshilltarë si dhe kandidatët kanë qënë me pikatore.

Duke kërkuar qartësimin e raporteve të PS me aleatët, PDK teksa ka shprehur dhe vlerësimin për përfshirjen në programin e Ramës të çështjes së pronarëve dhe të përndjekurve politikë, ka shfaqur diferenca për taksën progresive, duke qënë kundër saj dhe për taksën e sheshtë. Kjo lëvizje e re pritet të sjellë rikonfigurime të reja politike, shkruan sot gazeta "shqiptarja.com"

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online