Berisha fton sindikatën: Po bien sirenat e revoltës! Vetëm me ju organizohen protesta të fuqishme

 

Berisha në takimin e sindikatës u shpreh se vetëm me ta mund të organizohen protesta të fuqishme. Kreu i Rithemelimit u shpreh se planin e Partisë Demorkatike do ta hartojë me ekspertët e sindikatave dhe të PD-së.

‘Minimumi jetik i PD-së do e llogarisim bashkë, kastile nuk e kam marrë hapin. Do e marrin ekspertët e sindikatave dhe të PD-së. Të gjitha statuset do hartohen bashkërisht. (...) Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinj, të moshuar, biznesmenë. Por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha takim me sindikatat: Rrogat nuk janë rritur që prej vitit 2013, qeveria makineri mashtrimi! Vetëm me ju organizohen protesta të fuqishme


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI