TIRANE - Kryeministri Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e Qeverisë se do të firmosë së shpejti urdhrin për ndalimin e përdorimit të mjeteve publike në fushatën elektorale, që po afron, pavarësisht se kryetari i PS-së deklaron se Kryeministri po udhëton me helikopter nëpër Shqipëri dhe vetë nxiton të gjejë ndonjë gropë në rrugë për të thënë se nuk është ndërtuar asnjë rrugë.
Berisha e ka nisur mbledhjen e Qeverisë rreth orës 19:00 duke përshkruar rrugën e mrekullueshme që ka përshkuar sot për në Sevaster, pamjet mahnitëse, fiqtë me lartësi të papara dhe delet, tufat e bukura të deleve. Me atë rast, iu drejtua me shaka edhe ministres së Integrimit, Majlindës, që nuk ka qenë bareshë ndonjëherë.
64 MILIONE USD PER SISTEMIMIN E BULEVARDIT DHE LUMIT TE LANES
Kryeministri ka njoftuar vendimet kryesore që do të merren sonte, në mbledhjen e Qeverisë, një prej të cilëve është fondi prej 64 milionë USD për sistemimin e bulevardit dhe lumit të Tiranës. Gjithashtu, “ka dhe një lajm pozitiv për Shqipërinë”, - tha ai, - “që miratohet si anëtare e Inisiativës së Transparencës Financiare të Industrive Nxjerrëse, themeluar nga Toni Bler dhe ku bëjnë pjesë një grup vendesh të pasura me miniera dhe lëndë nëntokësore - inisiativë që bazohet në disa principe themelore, siç është transparenca financiare, bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin, respektimi dhe mbrojtja e mjedisit, organizatë që u krijua në OKB, ndihmon vendet anëtare sikundër kërkon nga ato respektimin e disa kushteve dhe kritereve që janë standartet më të mira të shfrytëzimit të mineraleve të naftës, gazit dhe që edhe banorët e zonave të jenë përfitues të tyre dhe transparencë të plotë të atyre që i shfrytëzojnë.”
MEDIA BOTERORE INFORMON SE EKSPORTET SHQIPTARE JANE RRITUR ME 4%
“Po sot, mediat ekonomike botërore informojnë se eksportet janë rritur me 4%, krahasur me vitin e kaluar, kurse inflacioni, ka ulje. E vërteta është se motorët e ekonomisë shqiptare po funksionojnë me shpejtësi për të marrë shpejtësi të reja", - tha Berisha ndër të tjera.
NDALOHET PERDORIMI I MJETEVE PUBLIKE NE FUSHATE
Në përfundim, kreu i Qeverisë tha se "ora e fushatës zyrtare elektorale po afron. Dua të më sjellin Urdhrin e Kryeministrit, që ndalon për të gjithë punonjësit e administratës, që të përdorin mjetet publike në fushatën elektorale. Ky është standarti që kemi vendosur ne. Ne e kuptojmë, që Rama që vrapon për të gjetur një gropë në rrugë dhe filmuar veten për të thënë që ne s’kemi ndërtuar asnjë rrugë e deklaron se Kryeministri po udhëton me helikopter, por unë prapë do të nxjerr urdhrin që asnjë zyrtar nuk do të përdorë mjetet publike për fushatë elektorale. Partitë të marrin përsipër shpenzimet e tyre që ditën e parë të fushatës", - tha Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com