Berisha: Gëzuar Bajramin, pas
çdo sakrifice vjen lehtësimi

Berisha: Gëzuar Bajramin, pas<br />çdo sakrifice vjen lehtësimi
TIRANE - "Gëzuar Bajramin, festën e mëshirës së Krijuesit dhe sakrificës sonë!"- Ky është urimi që ka shpërndarë në Fb, Kryeministri Berisha për besimtarët myslimanë sot.

"Të dashur miq, sot besimtarët myslimanë shqiptarë, pas një muaj përkushtimi dhe sakrifice për Krijuesin, festojnë Fitër Bajramin si festën e mëshirës së Zotit ndaj nesh dhe devotshmërisë tonë ndaj Atij.

Nëpërmjet sakrificave të këtij muaji, njerëzit përjetojnë më pranë vuajtjet e atyre që kanë mundësi më të pakta por njëkohësisht përjetojnë premtimin e Zotit që pas vështirësisë, sakrificës, e cila qendron në themel të çdo arritjeje të njeriut, vjen lehtësimi, shpërblimi.

Ndaj le të urojmë nga zemra që kjo ditë e shenjtë të sjellë shëndet, mbarësi, paqe, begati për të gjithë shqiptarët! Gëzuar!" - përfundon mesazhi i kryeministrit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot