Berisha: Gazetarin Skuqi e goditi
një i panjohur...por person pranë PS

Berisha: Gazetarin Skuqi e goditi<br />një i panjohur...por person pranë PS
TIRANE - Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për pretendimet e Partisë Demokratike, se në Gjirokastër është goditur gazetari i Rilindjes Demokratike, Telnis Skuqi, por se policia nuk ka marrë asnjë masë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se sipas tij, një person i panjohur ka goditur gazetarin Skuqi. Megjithatë edhe pse i panjohur, Berisha shprehet se ai është një eksponent i Partisë Socialiste, dhe kjo sipas tij është një fakt që qeveria është e lidhur me krimin.

Më poshtë reagimi i plotë në rrjetin social Facebook, i Sali Berishës:
Atentat ndaj fjales se lire! Grushta dhe shqelma mbi gazetarin investigativ Telnis Skuqi.
Te dashur miq, sot ne mengjes nje person i panjohur, qe rezulton te jete nje fanatik i PS dhe thuhet i perdorur se fundi dhe si agjent nga Policia e Partise, goditi me grushta dhe shqelma, pasi e shau me fjalet me te renda, gazetarin e mirenjohur investigativ te vendit Telnis Skuqi. Krimineli e agresoi gazetarin para gjykates se Gjirokastres fizikisht dhe me sharjet me te ulta. Ai, pasi e akuzoi si provokator per gjera qe nuk kishin asnje lidhje me Telnisin i rikujtoi ketij te fundit shkrimet e tij duke i thene se "do ta shohesh ti me ato shkrime qe bene kundra nesh".
Po ju rikujtoj ketu te dashur miq se Telnis Skuqi eshte gazetari investigativ numer nje i vendit, i cili me hetimin e tij te guximshem arriti te zbuloje rrjetin e trafikut te droges qe drejtohej nga Serezi i Sajmir Tahirit dhe qe perdorte bazat e Ushtrise, avionet privat qe uleshin ne Kradhiq. Per te bllokuar botimin e artikullit ne fjale Saimir Tahiri i ofroi direkt, nepermjet ndrikulles te rrezikshme te droges, 20 mije euro. Por Telnisi botoi pa u trembur hetimin e tij. Pas botimit te shkrimit Rama dhe Tahiri i hodhen Telnisit ne oborrin e shtepise, nepermjet Kostandin Xhuvanit, koken e dhise, veprim ky qe do te thoshte se e kishin denuar me vdekje.
Por keto paralajmerime mafioze qeveritare nuk e tremben gazetarin guximtar. Ai pa perfillur keto kercenime kriminale te qeverise, me hetimet e tij disa mujore zbuloi dhe dokumentoi aktin e pedofilise te sekretarit te PS per Saranden, ndihmesit te kryeministrit te jugut apo sivllaut te Rames, Koço Kokedhima, qe shiste vendet e punes kundrejt marredhenieve seksuale me te mitur. Prej disa kohesh ai ishte i angazhuar ne hetimin e disa çeshtjeve tejet sensitive per Ramen dhe sivllaun e tij Kokedhima ne zonen e bregut por dhe gjetiu.
Goditja sot e Telnis Skuqit eshte nje atak i rend por i radhes i Edi Rames ndaj lirise se mediave kritike ndaj tij. Eshte nje perpjekje e shemtuar per te mbyllur gojet dhe heshtur zerat kritik nda tij. Keshtu pasi mbylli me Yllin e Partise emisionin "Alarm" te Armir Shkurtit, mbylli emisionin "Debat" te Çim Pekes, i dergoj si xhelat per ta pershendetur dhe ja thau pergjysem zerin Arian Çanit me perfaqesuesin e bandes se Partise, Rama perdor militantet e tij fanatik (thuhet dhe agjent te Policise se Partise) per ti mbyllur gojen zerit me te fuqishem investigativ te aferave te pista te tij dhe pushtetareve te tjere gazetarit te mirenjohur Telnis Skuqi.
Me kete rast dua ti them Edi Rames hiq dore nga metodat, kercenimet e presionet e te te gjitha llojeve, me te cilat ne nje afat kohe rekord ke sterilizuar dhe nenshtruar ne tersi, me ndonje perjashtim, mediat e shkruara dhe elektronike te vendit, ke mbyllur emisione te tera qe nxirrnin ne shesh te palarat e qeverise tende. Dua te paraljmeroj Edi Ramen, kete armik te lirise te mediave se, per çdo kercenim, çdo dhunim te gazetareve kritik ne teresi dhe ndaj gazetarit Telnis Skuqi ne vecanti qe po heton aferat e tij te pista dhe pushtetareve te tjere makut , do te konsiderohesh si autor direkt, si pergjegjes direkt dhe do perballesh me te gjitha pasojat e tyre!

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!