Berisha gënjen sërish për drogën
ja fotomontazhi qesharak në FB
  

Berisha gënjen sërish për drogën<br />ja fotomontazhi qesharak në FB<br />  
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të postojë fotografi që denoncojnë arat e hashashit, por për të disatën herë ai demaskohet duke postuar fotografi të modifikuara. Edhe sot, Berisha ka postuar fotografinë e dy djemve që pozojnë me bimë të hashashit në sfond.

Menjëherë pas kësaj fotografie që Berisha e ka shoqëruar me mbishkrimin: ''Në arat e drogmenit Edvin Shullazi'', është publikuar edhe fotografia origjinale e cila rezulton të ketë qenë pjesë e një artikulli të agjencisë më të madhe të lajmeve online të Argjentinës, Clarin e publikuar në vitin 2014-ë

Nga krahasimi i dy fotografive duke qartë se fytyrat e dy djemve janë modifikuar dhe është shtuar një tabelë që shkruan ''Kemishtaj'', për të dhënë idenë se pamjet janë në Lushnje.

Por sipas Berishës, edhe pse në bllof total, ky masiv me hashash ndodhet në zonën e Myzeqesë, në Lushnje. Berisha ka shkruar në Facebook: "Qytetari dixhital shkruan mesazhin dhe dergon foton e meposhteme! sb "Përshendetje zoti Berisha. Isha duke parë kryefaqen time në facebook edhe me doli një shok që e kam pas në nëntë vjeçare. I hapa profilin edhe gjeta këtë foton. Ai hapej në shkollë sikur kishte lekë nga njeë fabrikë ulliri, por e veërteta nuk është kështu. Kjo foto që po jua dërgoj është e një jave më parë. Shikojeni pak dhe ju lutem ta ndani edhe me friends-at e tjerë që ta shikojnë se Lushnja e Rilindjes nuk ka më shalqinj por hashash".

sali berisha
  (Fotomontazhi i postuar nga Berisha në Facebook)

Nga një kontroll i thjeshtë në rrjetin e kërkimit Google, zbulon se fotot janë shkrepur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa artikulli është publikuar nga Clarin në nëntor të dy viteve më parë. 

foto
berisha genjen
 (Fotografia origjinale e publikuar nga agjencia argjentinase e lajmeve, Clarin)

Vetëm javët e fundit, Berisha ka dalë të paktën tre herë bllof me fotot e kanabisit. Fotografitë e shkrepura sa në Kolumbi, Rusi, Hollandë apo dhe SHBA, ish-kryeministri i publikon në Facebook si foto të bëra në territorin shqiptar dhe që sipas tij dëshmojnë drogën e kultivuar nga trafikantë të lidhur me qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr