Berisha: Gligorov njeri
i paqes dhe sigurisë

Berisha: Gligorov njeri<br />i paqes dhe sigurisë
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ngushëlloi kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski dhe familjen e të ndjerit Kiro Gligorov, ish-President i Maqedonisë. Kreu i qeverisë theksoi se humbja e Gligorov, është një humbje e madhe jo vetëm për Maqedoninë.
“Vdekja e ish Presidentit të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov, është një humbje e madhe për Maqedoninë dhe miqtë e saj në Rajon dhe në Botë.
Si themelues i shtetit të pavarur të Maqedonisë dhe presidenti i pare i zgjedhur në mënyrë demokratike i saj, Kiro Gligorov dha një kontribut të çmuar në paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit të jugut të Ballkanit si dhe në bashkëpunimin rajonal.
Me urtësi dhe vendosmëri Gligorov përballoi përpjekjet për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë, nën ombrellën e Serbisë si dhe përpjekje të tjera që synonin skenarë të tjerë për këtë vend mik.
Me këtë rast dëshiroj t’ju shpreh Ju zoti kryeministër dhe familjes së të ndierit Gligorov, ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë të vendit mik dhe të lutem bashkë me Ju, që shpirti i presidentit Gligorov të gjejë paqen e merituar”, shprehet kryeministri në mesazhin e tij të ngushëllimit.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë