TIRANË – Berisha ka njoftuar sonte në mbrëmje se “gojët e liga po thonë që kryetari I PS-së u tmerrua dhe po ikën nga Tirana” duke aluduar tërheqjen e kandidaturës së kryetarit të opozitës nga kryeqyteti. Berisha mblodhi në orën 20:30, Kryesinë e PD-së.
“Media, ju garantoj që deri në mesnatë po të qëndroni, nuk do të dëgjoni më shumë fjalë se ato që keni dëgjuar gjithë ditën nga unë. Kjo është një mbledhje pune, po unë nuk preferova të jetë Majlinda, “Dulcis in fundo” – tha ai duke qeshur.
“Është mbledhje krejtësisht pune, në të cilën ne do të shqyrtojmë gjithë veprimtarinë tonë javore me zgjedhësit”, - njoftoi kryetari I PD-së, - “veprimtari e cila mori ato përmasa saqë gojët - s’po them të liga - thonë që kryetari i PS-së u tmerrua dhe po ikën nga Tirana, ç’ka nuk ka qënë qëllimi i fushatës sonë, por ai bën zgjedhjen e tij. Tani le të kalojmë në çështje teknike, sepse edhe partitë kanë çështje private si njerëzit”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com