TIRANE- Kryeministri Berisha mbajti sot një qëndrim tepër të ashpër ndaj grevës së urisë e cila po zhvillohet prej 24 ditësh në një çadër të vendosur te lagjja “Komuna e Parisit”. Duke e quajtur një grevë kryekëput politike, kryeministri, tha se atë po e drejton një grup i vogël i cili “përfaqëson Skënder Tufën, Edi Ramën, Gramoz Ruçin e bamirësit e tyre”.
Duke u ndalur tek Skënder Tufa ai e quajti “kriminel ordiner”, trafikant menaxher, dhe garantoi se nuk do ta pengojë zhvillimin e saj, pasi nuk donte të përsëriste gabimin që ka bërë 16- 17 vite më parë.
““Greva është kryekëput politike.Greva u ndërmor nga një grup njerëzish që qysh se kur kanë dalë nga burgu, 20 vjet më parë i janë kundërvënë PD-së. Kjo është normale, ndonëse ne i imponuam regjimit lirinë e të burgosurit politik. Por ata që duan tia kontribuojnë këtë veprim Ramiz Alisë le tia atribuojnë.”- tha Berisha
Sipas kryeministrit grevën e drejton një grup i vogël i cili “përfaqëson Skënder Tufën, Edi Ramën, Gramoz Ruçin e bamirësit e tyre”. Ai e quajti “kriminel ordiner” kryetarin e shoqatës së të burgosurve politikë, njëkohësisht dhe koordinator i grevës së urisë që po zhvillohet prej 24 ditësh.
BERISHA: TUFA KRIMINEL ORDINER
“Grevën e tyre e drejton një kriminel ordiner. Eshtë stisur nga segmentet më të zeza të policisë së vjetër. Nuk mund të gjendjet kurrë një zëdhënës, përveç atij Tufës, i cili për vite me radhë kishte ndërtuar bordellon në mes të Tiranës dhe shfrytëzonte barbarisht gra e vajza, për t’u pasuruar vetë, sepse ishte i përndjekur. Nuk është rastësisht i përzgjedhur, pikërisht ai. Është përzgjedhur me kujdesin më të madh.
I bëj thirrje familjarëve të mos shkërmohen nga këta nerjëz që janë të zhveshur nga morali. E dini çfarë u thoshte disa gazetarëve. Ato prostituta mi solli PD, por doli se PD-ja ishte në opozitë, kur ai ishte dënuar. Në krye të grevës së të burgosurve është një trafikant menaxher, që është vendosur nga dikush tjetër në përpjekje për të denigruar qëndresën e të burgosurve politikë”- tha Berisha në mbledhjen e grupit PD.
BERISHA: GJERGJ NDRECA DELENGJI DO TE NDERTOJE BIZNESE NE GRAZHDEN E PS
“Gjergj Ndreca për 6 vjet i burgosur, nga PD iu dhanë letra me vlerë, por mbarështrimi i derrave do punë s’do raki. Merr kredi, si paguan, banka ia konfiskon. Sigurisht po u bëre delengji konfiskohesh. Ikën dhe derrat, tani në grazhdën e PS do të ndërtojë biznese të reja. Shko ndërtoji."- tha Berisha.
BERISHA: NE DEMSHPERBLYEM TE PERNDJEKURIT, PS RAMIZ ALINE E ARIANIT CELEN
Duke u ndalur tek angazhimi i qeverisë për këtë shtresë tha se qeveria ka vendosur një standard që nuk është vendosur në asnjë nga shtetet ish komuniste. “Ky standard u vendos në bashkëpunim të plotë me përfaqësues të shoqatave të burgosurve politikë. Standardi përcaktonte një dëmshpërblim prej 18. 6 dollarë në ditë, ndërkohë që në kursin real ishte 3-4 cent, ndërsa në kursin zyrtar ishte 30-40 cent “
Sipas Berishës për të përndjekurit politik janë dhënë nëpërmjet letrave me vlerë 2763 sipërmarrje, si fabrika mielli, vaji, dyqane, automjete dhe i kanë merituar plotësisht. Janë dhënë lekë mbi 103 milionë dollarë. “Të gjithë pa përjashtim kanë marrë tranzhin e parë, përveç atyre që s’i kanë sjellë dokumentet në rregull. Kërkuan tranzhin e parë dhe tranzhin e dytë dakord. Unë do pranoja nëse do të thonin se në shpërndarjen e tranzhit nuk janë zbatuar rregullat por ato janë zbatuar me seriozitet. “ - tha Berisha duke i kujtuar se në asnjë rast qeveria socialiste nuk ka kompensuar të përndjekurit por ka kompensuar Nexhmije Hoxhën, Arianit Celën.
BERISHA: I DHAME APARTAMENTE, BESIM VALTERI E HUMBI NE BIXHOZ
Për të përforcuar qëndrimin se qeveria ka bërë gjithçka për dëmshpërblimin kujtoi se kësaj shtrese i janë dhënë dhe apartamente, 2200 hyrje, por ish të burgosur politikë, pjesë e grevës, si Besim Valteri e kanë humbur në bixhoz.
“Janë 2200 apartamenti, ndërsa Valteri ka marrë 3 dhomë e një kuzhinë dhe e ka shitur në bixhoz. Banonte në pallat me Pandeli Majko. Karamuça (tjetër grevist) ka marrë dy dhomë e 1 kuzhinë thotë se nuk ka marrë asgjë .
BERISHA: NUK JU NXJERR NGA GREVA
Kryeministri garantoi se nuk do të nxjerrë njeri nga greva duke përsëritur gabimin e vitit 1994, kur nxorri me forcë nga greva ish-të përndjekurit politikë. “As mos u shqetësoni nuk ju nxjerr nga greva e urisë. Gabimin që e bëra par 16-17 vitesh nuk e bëj më. Atëherë isha mjek e më dhimseshin“ - tha Berisha ne mbledhjen e grupit PD.
I PERGJIGJET SKENDER TUFA
Kreu i shoqatës së të burgosurve politikë reagon menjëherë pas deklaratës së Berishës në grupin PD.
“Ti je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetti. E ka thënë Hysen Shoshori. Nuk do të them se ti je bashkëpunëtor i UDB-së sic ka thënë ZP, apo Penicilina, apo je personi që je shtruar si psikopat sepse nuk kam prova. Por do të them se t'i je një skizofreni që ke mbytur politikën, të kam thënë largohu se do ta pësosh si Gadafi, Më hoqe bukën e gojën. Më ushtrove presion, por këtu nuk ushtrohet cështja e Tufës, sepse këtë do ta diskutojmë një herë tjetër. T’i duhet të zgjidhësh cëshjen e të burgosurve, t’i po lë të vdesin armiqtë e tu të përhershëm. Largohu. Greva tjetër do të vazhdojë. Thirrje të gjithë të burgosurve politikë hapni vatra grevë urie, brenda kufijve demokratikë, vëllezërit tuaj po vdesin. Le të na drejtojë ai si ordiner. Dhuna që po ushtron ky mbi popull nuk mund të shkojë gjithë jetën, Enveri u rrëzua. Sesa do të shkojë ky nuk dihet.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com