TIRANË – Duke vizituar grevistët e urisë para Piramidës, ish-Kryeministri Berisha ka zbuluar sot një aspekt prej njeriu të ekuilibruar të portretit të tij, duke kujtuar se kur drejtonte Qeverinë, njerëzit në grevë urie ai nuk i ka ngarë, por i ka respektuar, madje u ka krijuar kushte që ta zhvillonin atë si duhej. Për më tepër, ka mbyll edhe sy e veshë kur ka marrë vesh se socialistët hanin ushqime fshehurazi e mbi të gjitha, nuk ka ushtruar asnjë lloj presioni kur ish-të përndjekurit janë djegur.
Këtë karakateristikë të tijën jo aq si politikan, por si njeri i thjeshte dhe si mjek, Berisha i nxori në pah para mediave, kur konfirmoi se “ nuk mund t’i linte jetimë” të larguarit nga administrata në këto momente dhe e krahasoi sjellëjen e Ramës me të vetën, kur ndaj tij si ish-Kryeministër ngrinte krye opozita.
“Kur Rama humbi çdo arsye dhe urdhëroi t’u rrëmbejnë çadrën, grevistëve,” - tha Berisha, - “këta nuk mund të mbeteshin jetimë, sepse këtu po cenohet një e drejtë themelore e fituar në vitin ’90. Ne kemi marrë qëndrimin më human ndaj tyre; janë marrë të gjithë masat ndaj tyre që jo vetëm t’u sigurohen çadrat, por t’u sigurohet i gjithë mjedisi,”- tha ai.
Berisha theksoi se “njeriun në grevë urie e quan njeri në grevë urie: edhe pse ai e dinte se socialistët, në grevën e tyre para Kryeministrisë në vitin 2010, “nuk ishte problem imi kur kur piceri “Era” e ndonjë tjetër u çonin, biftekë dhe pica e mirë bënin, por kjo është e vërteta.”
Berisha tha se ka respektuar edhe grevën e urisë së Ilir Metës në Kuvend :“Meta shpalli grevën në Parlament për shkak të Edi Ramës, jo për shkakun timin dhe ai më thoshte: “Lëre të vdesë aty!”
Berisha përmendi edhe rastin e tretë të respektimit të grevistëve, këtë radhë të ish-të persekutuarve politikë para Qeverisë së drejtuar prej tij:
“Sërish nuk kemi marrë asnjë lloj, as kemi imagjinuar ,ndonjë lloj presioni ndaj grevistë të përndjekur politikë, kur këta angazhuan njerëz me kartela shumëvjecare psiqike dhe i dogjën të gjallë; por ne grevën nuk e ndërpremë, nuk ndërhymë.”
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com