Sali Berisha para SPAK thotë se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi: Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar.

Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi: Ka një audio

Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.


Lajmi kryesor:

21 janari/ Berisha pyetet 2 orë në SPAK dhe mbron krimin shtetëror: Kur ka dhunë, ka edhe vrasje