TIRANE- Shpërblimi i kryeministrit Berisha ka ardhur i menjëhershëm për Presidentin Nishani, pasi ky i fundit, firmosi heqjen e pronësisë së Ministrisë së Mbrojtjes nga Shtëpia Qendrore e Ushtrisë. Në mbledhjen e qeverisë, zhvilluar gjatë mesditës së të Mërkurës, është miratuar një shtesë fondi për institucionin e Presidencës, për shtimin e shpenzimeve korrente për këtë vit financiar, fonde këto që do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
“Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 5 milionë lekësh, për shpenzime korrente. Shpenzimet korrente kanë të bëjnë me paga, shpërblime, mirëmbajtje, djeta, furnizime, pra me gjithçka që nuk është investim kapital”, thuhet në vendim.
Më parë, qeveria i ka akorduar disa herë fonde prej qindra mijëra eurosh shtesë presidentit Nishani, për të modernizuar dhe mobiluar “Vilën 4”, ku jeton ai me familjen e tij.
Kjo shtesë bëhet menjëherë pasi kreu i shtetit njoftoi se kishte miratuar heqjen e SHQUP-it nga inventari i objekteve ushtarake, që hapi rrugën që qeveria t’iu kalonte këtë objekt Partisë Demoktratike, që kjo parti ta përdorte si seli.
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR PRESIDENCËN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për shpenzime korrente.
2. Ky efekt të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2013.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
/Shqiptarja.com