Berisha-Haritos: Po fola do të bëj
më korbë se rrobat që ke veshur 

Berisha-Haritos: Po fola do të bëj<br />më korbë se rrobat që ke veshur 
Teksa Berisha i drejtohej kryeministrit Rama si “pasardhës apo nip i Spiro Kolekës”, ministrja e Inovacionit Milena Harito ka ndërhyrë ndaj tij. Ky i fundit i ka thënë të mos ta provokojë se “s’dua të flas, se ndryshe e di vetë ti”.

Debati

Berisha: E kam akuzuar Ramën si një neobllokmen, si pasardhës apo nip të Spiro Kolekës, xhelat i inteligjencës shqiptare, i biri i një njeriu që ka firmos varje publike…Jam i bindur se të gjitha këto s’janë mirëprit nga shumë qytetarë se pse sulmon të birin për të atin, mirëpo koha me vjen keq faktoi të gjitha këto. Rama sapo erdhi në pushtet javën e parë, shpalli dy projekte parësore. piramida e diktatorit, vilën e Enver Hoxhës, vilën e satanit të shqiptarëve, viti i parë i qeverisjes suaj ishte historik, se xhelati i shqiptarëve u rehabilitua, Rama për të përjetësuar diktatorin mori një objekt… po rikthen shtetin e diktaturës dhe etërve të tij…
Harito: Pse si ka bërë xhaxhai yt ato?
Berisha: Tani mos na fut në ato se me u fut në atë ti del më e zezë se rroba, të them unë ty, se del më korbë se rrobat që ke vesh më le ti mua se unë e kam me Edi Ramën.
Kryetari i Kuvendit: Ju lutem zonja ministre jo me replika nga vendi.
Paloka: Po mbron Spiro Kolekën ajo.
Berisha: Dili zot xhelatit Mehmet Shehut ti se atë detyrë ke. Më mirë mos më shty se mund të them shumë gjëra për ty, s’dua të them pikë, kam një arsye që s’dua të flas por po vazhdove i di vetë ti.

Berisha: Politikanit kur i vjen mortja shkon e vë ligjin për shpifjen

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit iu referua një shprehje popullore sa i takon projektligjit më të ri, atë për ‘Shpifjen’. Sipas tij, ‘qenit kur i vjen ngordhja shkon e bën shu..ën në derë të xhamisë, edhe politikanit kur i vjen mortja shkon e vë ligjin për shpifjen.’
 
Ish-kryeministri e konsideroi të papranueshme që biznesmenët të futen në burg për një kupon tatimor, ndërsa akuzoi qeverinë se po ushtron terror ndaj biznesit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal