TIRANE- Disa prej eksponentëve më të lartë të Partisë Demokratike, theksuan dje se qeveria dhunoi shoferët e furgonave dhe se ata nuk do të lejojnë që nisma e qeverisë të vijoj edhe më tej. Rasti më konkret ishte deklarata e ish-kryeministrit Berisha i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “facebook” tha se drejtuesit e furgonave 8+1 u dhunuan nga policët.
Por kjo deklaratë e tij duket se shkon invers me atë që bëri Berisha në 21 janar të vitit 2011, ku përpara selisë së Kryeministrisë vrau katër protestues si edhe nisi forcat speciale të policisë për të rrahur protestuesit. Kësisoj, këto deklarata të ish-kreut të ekzekutivit duket se shkojnë invers me atë që ai ka bërë rreth 3 vite më parë dhe postimi i tij në “facebook” u bë për të përfituar nga situata e krijuar.
Reagimi i Bashës
Krahas Berishës, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha theksoi në një postim në faqen e tij në “facebook” se opozita mbështet protestën e shoferëve të furgonave dhe se ai do të kundërshtoi nismat e ndërmarra nga qeveria. Sipas tij, qeveria aktuale kërcënon qytetarët me bukën e gojës. “Kur mijëra bashkëqytetarë kërcënohen në bukën e gojës, ne nuk mund të rrimë indiferentë. Ne nuk mund ta lemë qeverinë të ushtrojë pushtetin pa kufij, të gjunjëzojë shqiptarët, t'ju marrë baballarëve bukën e fëmijëve të tyre.
Kur qeveria nuk mbështet punësimin por është shkaku i papunësisë, ajo nuk është zgjidhja por problemi, nuk është zgjidhja por e keqja vetë. Nuk ka gjë më të pamoralshme në politikë, se të përdorësh pushtetin për të traumatizuar vendin, për ta kthyer depresionin tënd në depresion kombëtar. Ky vend nuk qeveriset me arrogancë dhe ekstremizëm, por me dashuri dhe mençuri”, tha Basha. Kreu i PD-së tha më tej se kjo qeveri nuk duhet lënë të finalizojë marrëzinë e saj. “Një qeveri që shpall kundërshtarë qytetarët e saj, që mendon vetëm si t'ju shkatërrojë punën, pasurinë dhe të ardhmen nuk mundet dhe nuk duhet lënë të finalizojë marrëzinë e saj”, thekson Basha në “facebook”.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com