TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Këshillit të Mandateve, i cili sot vendosi t’i japë mandatin e deputetit Eduard Ndocajt, të hetojë për 500 mijë euro që biznesmeni lezhjan i ka dhënë kryesocialistit Edi Rama. Berisha tha se kjo shumë e konsiderueshme parash është normale nëse ka shkuar për Partinë Socialiste, por hodhi dyshimet se 500 mijë eurot mund t’i jene dhënë Ramës për oborrin e shtëpisë në Surrel.
"I kërkoj komisionit të mandateve të bëjë transparencën e 500 mijë eurove që i ka dhënë Edi Ramës. Kanë shkuar për PS? Nuk them gjë? Kanë shkuar për oborrin e Surrelit? Duhet të bëhen të gjitha procedurat. Zotit Ndoci i uroj mandatin, por ky moment është për tu qartësuar, se mbrëmë shqiptarët dëgjuan se si një sipërmarrës yni në Itali i jep kryetarit të PS 500 mijë euro", tha Berisha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com