Berisha: Humbëm një mik të madh

Berisha: Humbëm një mik të madh
TIRANË - Kryeministri Berisha nëpërmjet një mesazhi drejtuar Kryeministrit Italian Mario Monti, i ka shprehur ngushëllimet qeverisë italiane dhe familjes së ish-presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro për ndarjen e tij nga jeta.
Kryeministri Berisha thekson se me ndarjen nga jeta të ish-presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro, familja, kombi italian, Italia mike, humben një burrë shteti të shquar që ju shërbeu me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndërsa shqiptarët humbën një mik të vertetë.
“Me këtë rast në emër të qeverisë shqiptare ju shpreh Ju zoti kryeministër qeverisë suaj, familjes Scalfaro dhe Senatit Italian ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem së bashku me ju që shpirti i të ndjerit senator dhe ish-presidentit Scalfaro të gjej paqen e merituar", shkruan Berisha.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve