Berisha i acaruar: Çfarë opozite jemi
ne, që ulemi këtu me këta njerëz?

Berisha i acaruar: Çfarë opozite jemi<br />ne, që ulemi këtu me këta njerëz?
Kryeminsitri Berisha tha sot 2 gjëra të cilat ishin kryesore sipas ti nga Kuvendi Dekriminalizimi dhe respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deputetët në konflikt interesi. Madje Berisha iu drejtua deputetëve të Partisë Demokratike, duke paralajmëruar një qëndrim ekstrem në këtë situatë

“Ose ju do pranoni procesin e dekusarizimin ose ne, në mënyrë absolute, nuk e gjejmë më veten në këtë parlament. Se ne këtu nuk mund të rrime. Fasadë… E thashe dje ne mbledhjen e grupit parlamentar. Mund t’ju duket çudi. I thashë, e di si më duket vetja? Me duket vetja si ne 91 kur kaloja aty, cdo dite shkoja te selia në rrugen e Kavajes, shikoja shtatoren e diktatorit. I thoja bashkëpuntorëve të mi, ne vetëm opozitë nuk jemi, çfarë opozite jemi ne këtu që kalojmë përbri tij? “Cfarë opozite jemi ne” iu them tani miqve të mi kur ne ulemi këtu me njerëz që i kanë duart me gjak, të freskët?

Cfarë opozite jemi ne këtu, kur ulemi me pushtetarë, të cilët përdorin mandatin, votën për të vjedhur e për t’u pasuruar? Çfarë opozite jemi ne këtu, kur Koçua bllokon përmes sivëllaut të tij, botimin e fletores zyrtare. Se ne duhet t’ia shtrojmë këto pyetje vetes. Se ne kaq kemi pushtet. Vendimet i merrni ju or zotëri! Por pushteti ynë është pushtet moral bazuar në ligje. Ju them edhe njëherë është koha e fundit që të reflektoni para se parlamenti të shkojë drejt dezintegrimit të plotë!” 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'