TIRANE - Kryeministri në detyrë Sali Berisha, i dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, pasi humbi thellë zgjedhjet e 23 qershorit, jo vetëm përzgjodhi pasuesin, Lulzim Basha por ka shkuar dhe më tej në dominimin që vijon ta ketë në partinë që ka drejtuar prej 23 vitesh.
Kështu Berisha po i cakton kryetarit të ri, edhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Në takimin e parë publik, që pasi mori detyrën e kreut të PD-së, Basha është parë i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Berishës, Oerd Bylykbashi. Dhe duket se karriera e Bylykbashit në PD do të ecë me hapa shumë të shpejtë, pasi pavarësisht se sekretar për marrëdhëniet ndërkombëtare në këtë parti vijon të jetë Gerti Bogdani, pikërisht Bylykbashi ishte me Bashën në zyrë.
Ai ishte pjesë e listës fituese e PD në Durrës dhe ka siguruar një mandat deputeti. Askush nuk e ka dyshuar se tërheqja e Berishës nga numri 1 i PD, ishte hapja e rrugës për pasuesin. Ai do të jetë gjithnjë aty. Por për të shmangur çdo lloj “dyshimi” se Basha mund të hedhë ndonjë hap edhe si i pavarur prej tij, Berisha ka përzgjedhur edhe emrat që do të jenë pjesë e ekipit drejtues të PD, pranë Bashës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.07.2013
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com