TIRANE- Edhe pse ka kaluar një javë nga nata e ndërrimit të viteve, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar sot të gjithë ata që i kanë dërguar mesazh urimi për Vitin e Ri. Duke u kthyer urimin të gjithë qytetarëve, Berisha “numëron” urimet që i janë drejtuar në rrjetet sociale, apo në celular me sms apo “whatsapp", plot 11 752.
 
Në pamundësi për t’iu përgjigjur të gjithëve, ish-kryeministri ka zgjedhur një formë urimi për të gjithë qytetarët që e kanë uruar, duke u dërguar një kartolinë të përbashkët urimi, si dhe një foto me nipërit dhe mbesat e tij.

berisha uron

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)