Berisha i habitur me dorëheqjen
e kreut të SHISH:I shërbeu vendit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Berisha shprehet i habitur me largimin e tij, teksa thotë se “Drejtori i Shërbimit Informativ Visho Ajazi, i shërbeu vendit me integritet dhe përkushtim të veçantë, në drejtimin e këtij shërbimi dha sot papritur dorëheqjen”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar
pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Berisha shprehet i habitur me largimin e tij, teksa thotë se “Drejtori i Shërbimit Informativ Visho Ajazi, i shërbeu vendit me integritet dhe përkushtim të veçantë, në drejtimin e këtij shërbimi dha sot papritur dorëheqjen”.
Sipas ish-kryeministrit, “dorëheqja në kulmim e skandalit të implikimit të Saimir Tahirit në dosjen Habilaj dëshmon tmerrin e Rames nga dokumentet përveluese që SHISH mund të dorëzonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”.
Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012 nga Kryeministri Sali Berisha dhe me dekret të Bujar Nishanit, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë.
Statusi i Berishës
Doreheqja e Ajazit par lens non volens!
Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ Visho Ajazi, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, ne drejtimin e ketij sherbimi dha sot papritur doreheqhjen.
Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai pagoi me doreheqjen e tij te papritur, çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.
Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si dhe vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.
Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01