TIRANE- Në fund të shkurtit dhe fillim të marsit të këtij viti Gjykata e Strasburgut pritet t’i japë fund bllokimit të vendimeve për dosjet civile të shqiptarëve, që janë ankuar ndaj shtetit të tyre, kryesisht për mohimin e së drejtës së pronësisë. Më pas, do të merret shumë vendime, ose një vendim i vetëm për qindra dosje të ngjashme, ku përfundimi dihet. Do t’u njohin të drejtën e dëmshpërblimit pronarëve të vjetër, ndërkohë shteti duhet, ose të kthejë pronën e njohur prej tij ose të bëjë gati një faturë financiare, që do ishte e papërballueshme për çdo qeveri. Gjykata e Strasburgut vendosi më 31 korrik 2012 bllokimin e shqyrtimit të dosjeve të qytetarëve shqiptarë ose të huaj ndaj shtetit, që lidhen me pretendime pronësie.
Në vendimin e fundit pro ish-pronarëve shqiptarë, Gjykata konstatoi raste të tjera të ngjashme kundër Shqipërisë, që kishin lidhje me vonesat në zbatimin e vendimeve administrative për sa i përket çështjes së pronave. Ajo i rikujtoi me atë rast shtetit shqiptar se, shkeljet që kishte gjetur në dosjet e njëpasnjëshme përbënin një problem shumë të përhapur, që prekte një numër të madh njerëzish, mohimin e të drejtës së pronës, pronë e njohur nga vetë shteti, organet e tij gjyqësore apo ato të kthimit të pronës. Ajo vuri në dukje me shqetësim se i kishte gjetur këto shkelje, edhe pasi i kishte sugjeruar Shqipërisë, në gjykimet e saj të mëparshme, më 2007, 2009 e 2011, që të merrte masat e duhura për të korrigjuar këtë problem.
Sa i përket procedurës që duhet ndjekur në raste të ngjashme, Gjykata vendosi t'i shtyjë të gjitha proceset gjyqësore në lidhje me ankesat e reja kundër Shqipërisë që ishin depozituar pas dhënies së këtij vendimi. Ishte Berisha që kërkoi me shkresë zyrtare bllokimin e vendimeve të Strasburgut për pronat ku thotë se ankimet të deklarohen si të papranueshme, dhe të pranohen observacionet e shtetit duke i adresuar palët ankuese të përdorin mjetin e brendshëm ligjor efektiv që do zbatohet për kompensimin financiar në Shqipëri. Në dy raporte të ndryshme, të nënshkruara nga Avokati i Shtetit, kërkohet prerazi mosmarrje në konsideratë e të gjitha çështjeve. Qeveria shqiptare i bëri të qartë Strasburgut se kërkesa kishte të bënte me mungesën e fondeve të mjaftueshme për të realizuar kompensimin financiar për pronarët.
Kaos me dosjet e ish-pronarëve
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është në një kaos të vërtetë, pasi 7 mijë dosjet e qytetarëve që kanë aplikuar për të zgjidhur çështjen e pronës kanë krijuar një mal me dokumenta, ndërsa nuk u është dhënë asnjë zgjidhje. Kërkesat e qytetarëve kanë përfunduar prej vitesh në raftet e pluhurosura të Agjencisë.
“Situata është kritike pasi jemi në një gjendje ku aplikimet e kryera janë në të njëjtin nivel. Pra, 7 mijë dosje të aplikuara pranë AKKP ende mbeten në një numër të tillë dhe sot e kësaj dite”, tha Sonila Qato, drejtoreshë e institucionit. Ligji detyron Agjencinë që çdo kërkese për kthim apo kompensim pronash, t’i japë përgjigje brenda tre muajsh nga data e aplikimit. Qato thotë se përballë kësaj situate, Qeveria po përgatit një sërë masash që do të nisin me reformimin e të gjithë institucioneve përgjegjëse për pronat.
Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com