TIRANE - Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha ka vendosur kalimin e selisë aktuale të PD si dhe parkingut të saj, Bashkisë së Tiranës. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3/k, 5, e 17, të ligjit nr.8744, ini 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë nr.1/242, ndërtesë, me sipërfaqe 801.4m2, pasurisë nr.1/66, truall me sipërfaqe 1266.6m2 e ndërtesë me sipërfaqe 183 m2, të ndodhur në zonën kadastrale 8150, Tiranë, sipas planimetrisë, për t’u përdorur për interesa vendore.
Pronat e përcaktuara të këtij vendimi t’i shtohen listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Tiranë. Ngarkohen ministri i Brendshëm, Bashkia Tiranë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e Kryeministrisë. Ky vendim vjen pas faktit se tashmë PD ka marrë godinën e SHQUP dhe do ketë selinë e saj të re pikërisht në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com