Berisha: I ofrova gjithçka PS
dhe Ramës, veç rinumërimit

Berisha: I ofrova gjithçka PS<br />dhe Ramës, veç rinumërimit
TIRANË - I pranishëm në forumin Rinor Ballkanik demokrat, Kryeministri i vendit Sali Berisha u shpreh se ka luftuar për vlerat demokratike në të cilat ka besuar. Duke komunikuar me të rinjtë në gjuhën angleze, kreu i qeverisë është kthyer pas në kohë duke theksuar se gjatë diktaturës Shqipëria ishte një vend i izoluar dhe se kur ai u bë President standardet ishin minimale.

“Ne po punojmë për përmirësimin e arsimit në universitet dhe tashmë është shtrirë interneti në të gjitha shkollat. Ekipi im punoi për reforma të thella dhe në 6 vitet e fundit ka patur bum të jashtëzakonshëm në turizëm”, tha kryeministri,

Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, kreu i qeverisë shqiptare tha se votat e kontestuara u rishikuan por edhe ndërkombëtarët konstatuan se nuk kishte prova për manipulime.

”Ramës i ofrova gjithçka përveç rinumërimit të votave. Natyrisht nuk mund të luftosh vendimin e Gjykatës, por ai u zëmërua shumë dhe organizoi një sërë protestash, sepse ne fituam mijëra vota më shumë e ai humbi Tiranën. Gjithsesi opozita është sot në parlament dhe pranuan atë që unë i ofrova 2 vjet më parë”, deklaroi Berisha. Ai pohoi sfida e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është integrimi europian dhe arritja më e madhe në 100 vjetorin e Pavarësisë është që shqiptarët janë të lirë, kudo që ndodhen.
"Derisa të jem në politikë do të mbështetem tek të rinjtë. Kemi një rritje mesatare të edukimit të të rinjve. Në 2005 vendi im kishte shumë pak të rinj që ndiqnin universitetin, por sot kemi me qindra të rinj që ndjekin studimet e larta", tha ia.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës