TIRANË – Kryeministri Berisha ka pritur sot ambasadorët e dy shteteve, që kanë përfunduar misionin e tyre në Shqipëri, në takime të veçanta: ambasadorin e Estonisë z. Andres Talvik dhe atë të Maqedonisë z.Vele Trpevski

AMBASADORI I ESTONISË PËRSHENDET BERISHËN PARA LARGIMIT

Berisha u takua së pari me Ambasadorin e Estonisë për Shqipërinë z. Andres Talvik, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Siç njoftoi zyra e shtypit e Kryeministrit, pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve dhe qeverive,  Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen, bashkëpunimin dhe ndihmën që Estonia i ka dhënë Shqipërisë, në veçanti në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe “e-government.”
ambasadori maqedonas
Nga ana e tij, Ambasadori Talvik i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare i ka dhënë misionit të tij gjatë kësaj periudhe. Talvik vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka shënuar gjate kësaj periudhe në të gjitha fushat, në veçanti në reformat e lidhura me anëtarësimin në BE dhe uroi që bazuar mbi këtë progres, vendi ynë të marrë së shpejti statusin e vendit kandidat.

KRYEMINISTRI VLERËSON KONTRIBUTIN E AMBASADORIT MAQEDONAS

ambasadori maqedonasPo sot, Kryeministri priti ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë zotin Vele Trpevski, i cili po ashtu përfundon mandatin e tij në Shqipëri. Në takim u vlerësua progresi i lartë i bashkëpunimit midis të dy vendeve si edhe kontributi i jashtëzakonshëm që projektet infrastrukturore si rruga e Arbrit, tuneli i Elbasani e të tjerë do të sjellin në zgjerimin e thellimin e tij, në dobi të interesit më të mirë të të dy vendeve dhe të qytetarëve të tyre.
 
Në takim u vlerësua gjithashtu arritja tjetër e rëndësishme gjatë kësaj periudhe, ajo e gazsjellësit TransAdriatik (TAP), i cili do të përbëjë një projekt të një rëndësie strategjike për Shqipërinë, për zhvillimin e ekonomisë së saj, por edhe mbarë rajonin.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)