Berisha i përgjigjet Metanit: Jep dorëheqjen, je i përfshirë tek inceneratorët

Berisha i përgjigjet Metanit: Jep dorëheqjen, je i përfshirë tek inceneratorët

Sali Berisha dhe Artur Metani

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkon sërish kreut të ILD-së, Artur Metani që të dorëhiqet. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Berisha i është përgjigjur Metanit me një postim të gjatë, pas reagimit që bëri një ditë më parë kreu i ILD, duke i thënë që nëse ka akuza të shkojë prokurori.

“Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori. Së dyti, çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë, tha Metani një ditë më parë.

Ndërkohë, Berisha sërish e akuzon sot si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Postimi i plotë i Berishës

Përgjigje ndaj reagimit të z. Artur Metani!

Të dashur miq, dje në takimin tim me gazetarët përsërita kërkesën time të ligjshme për dorëheqjen e menjëhershme të Artur Metanit nga Inspektor i Lartë i Drejtësisë si një kërcënim madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit.

Artur Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës sime, duke e konsideruar këtë kërkesë si presion, intimidim dhe shprehet që kërkesën ta paraqesë në Prokurori. Në reagimin e tij Metani, jo vetëm që nuk refuzoi dot asnjë nga akuzat e mia konkrete ndaj tij, por në një farë mënyre me injorimin e tyre ai i pranoi ato. 

Me këtë rast unë i përsëris edhe njëherë z. Metani se ai me pozicionin që ka, de fakto kryeministri i drejtësisë dhe implikimin e tij te thelle ne aferen e djegesave përbën rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe këtë nuk e them absolutisht për motive politik, jo dhe jo. Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit nga posti i Inspektorit te Larte te Drejtësisë sepse mbi bazën e dokumenteve zyrtare, rezulton anëtar i rëndësishëm i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit. Në kohen kur ka qenë në detyrën e drejtorit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave, Artur Metani rezulton me fakte se është direkt dhe personalisht i implikuar në procedurat antiligjore kriminale të miratimit të kësaj afere nga Edi Rama dhe kabineti i tij.

Kështu në kundërshtim me çdo praktikë dhe pa asnjë tager ligjor, ai ka drejtuar një mbledhje me 5 zëvendës ministra në Ministrinë e Mjedisit, për t’ju imponuar atyre miratimin e zëvendësimit të strategjisë së trajtimit të mbetjeve me depozitim, seleksionim, riciklim të hartuar me 4 milionë euro nga BE me strategjinë e djegësave, duke shpallur për këtë qëllim emergjencën mjedisore kombëtare vetëm e vetëm që të krijohet baza ligjore për vjedhjen e shekullit. Shtoj këtu, se në këtë mbledhje me gjithë presionin zëvendës ministrat Ylli Manjani dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër. Artur Metani është anëtar cilësor i organizatës kriminale, sepse ai është i implikuar rëndë e direkt, pikërisht në procedurën më themelore dhe më anti ligjore që shërbeu si bazë për të gjitha aktet e tjera zyrtare të procedurës zyrtare korruptive të vjedhjes së shekullit.

Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse për cilindo që merret më seriozitet dhe paanësi me hetimin e megaaferës korruptive të djegësave, Metani së bashku me Engjëll Agaçin ka përgjegjësi ligjore dhe penale direkte në miratimin që kanë dhënë për përdorimin e procedurës antiligjore pa garë dhe  me negociata të mbyllura për djegësin e Elbasanit, procedurë kjo e kundërshtuar prerazi nga Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike.

Une kërkoj dorëheqjen urgjente të Artur Metanit si rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, sepse si anëtar i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit, si drejtor i Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave ai mban përgjegjësi personale direkte për miratimin, ose mos denoncimin e dhënies në kundërshtim me ligjin të bonusit prej 8 pikësh një kompanie që nuk ekzistonte për ndërtimin e djegësit të Tiranës. Edhe në këtë rast Metani ka patur dijeni të plotë nga shkresa e ministres Felaj, se nuk kompania që po i jepej bonusi prej 8 pikësh për djegësin e Tiranës nuk ekzistonte.

Për të gjitha këto Artur Metani duhet të japë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme si kusht elementar për hetimin e shekullit, nga i cili ai në konflikt të plotë interesi përpiqet të shpëtojë duke përdorur postin e tij.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 06/08/2023 07:59

    E turpeshme qe ky"pasterori" nuk la askend pa perlyer.A do te kete drejtesi ndonjehere per cfar i ka bere popullit Shqiptar ky "pastrtori" bashke me shoket e tij?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë