Berisha i telefonon Peçit:
Kryet detyrën me burrëri

Berisha i telefonon Peçit:<br />Kryet detyrën me burrëri
TIRANE- Zyra e shtypit pranë kryeministrisë informon për një bisedë telefonike që kreu i qeverisë Sali Berisha zhvilloi sot paradite me nëntetar Aleksandër Peçin. Nëntetari u plagos në sulmin e ndodhur 4 ditë më parë në Kandahar të Afganistanit, ku mbeti i vrarë kapiten Feti Vogli. Aktualisht Aleksander Peci ndodhet për një trajtim më të specializuar në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl, në Gjermani.

”Kryeministri Berisha i shprehu Aleksandrit urimin e tij më të përzemërt, të qeverisë shqiptare dhe mbarë shqiptarëve, për shërim të shpejtë e të plotë dhe kthimin shëndosh e mirë në familje dhe në atdhe.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë dhe krenarinë e tij, të qeverisë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë për misionin fisnik të paqeruajtjes që Aleksandri dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e tjerë kryejnë në Afganistan, në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me burrëri, profesionalizëm dhe dinjitet të veçantë.”- thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane