TIRANE- Qeveria në ikje ka vendosur t’ia dhurojë privatit edhe koncesionin për ndërtimin e portit të jahteve në Durrës, pa një garë reale. Në mbedhjen e Këshillit të Ministrave të 1 jave me parë, në 21 gusht, qeveria Berisha miratoi vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve pranё Urës së Dajlanit në Durrës. Po kështu ky vendim miratoi edhe bonusin, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “Adriatic Yachting Marina”.
Kompania "Adriatic Jachting Marina" është themeluar në datë 10 shtator 2012 me një kapital prej 1 350 000 lekë, dhe ka selinë në qytetin e Durrësit, në lagjen numër 14. Ortakë të kësaj kompanie, rezulton se janë me 50 % të aksioneve, Sotiraq Toshi, dhe me 50 % një kompani tjetër me emrin, "Singapore Europe Real Estate", është një kompani "offshore", mbrapa së cilës dyshohet se fshihet një biznesmen shqiptar, i lidhur me qeverinë në ikje.
Vendimi i propozuar nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit, i miratuar nga Këshilli i Ministave, e përcakton vetë këtë ministri si autoritetin kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të ndërtimit të portit të jahteve pranë Urës së Dajlanit në Durrës.
Ky koncesion, sipas vendimit do të jetë i formës BOT, për ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit.
Po kështu, subjektit “Adriatic Yachting Marina” sipas këtij vendimi i jepet edhe bonusi prej 8 % të pikëve, për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese.
JA VENDIMI I KESHILLIT TE MINISTRAVE I DATES 21.08.2013
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË NDËRTIMIT DHE SHFRYTËZIMIT TË PORTIT TË JAHTEVE PRANЁ URËS SË DAJLANIT, DURRËS, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SUBJEKTIT “ADRIATIC YACHTING MARINA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pikat 1 dhe 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të ndërtimit të portit të jahteve pranë Urës së Dajlanit, Durrës, është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
2. Koncesioni do të jetë i formës BOT (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit).
3. Miratimin e bonusit, prej 8 % të pikëve, për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet subjektit “Adriatic Yachting Marina”.
4. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com